Thursday 22 May 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ka ndërruar jetë Haki Ramadani, ish-operator teknik në Radio Gjilan

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po bën histori në fushën e sigurisë kibernetike në

Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur Edi Rama

Albin Kurti dhe Bedri Hamza e shikuan bashkë finalen Trepça-Bashkimi, u panë duke biseduar

Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan, pista e Formula 1 drejt jetësimit

Mira Murati: “po ndryshon njerëzimin përmes një Inteligjence Artificiale “etike””

Presidenja Osmani vlerëson lart pritjen nga homologia Zvicerane dhe anëtarëve të Këshillit Federal

Komuna e Vitisë: Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale ka organizuar një tryezë me temë

Trump sulmon presidentin e Afrikës së Jugut në Zyrën Ovale për “gjenocid ndaj të bardhëve”

Kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni i ofron përkrahje të plotë Drejtorit Ekzekutiv të

 Prend Buzhala – Leximi i librit të vështirë
Lajme

Prend Buzhala – Leximi i librit të vështirë

1 January 2023 0 Comment 7 min read

AA

Ti, si krijues, po qe se i beson jetës, atëherë e ke edhe vulën të jesh artist. Kështu mendojnë që nga antika e këndej njerëzit e letrave.

A. R. KATANA – Urime Viti i Ri 2023

Shkruan: Prend Buzhala

(Letrat), 1

Në letërsinë shqipe ka jo pak shkrimtarë që janë “të vështirë” për lexim. Porse leximi i tillë, me vështirësi, për shkak të poetikës tejet komplekse që kanë veprat e tyre, nuk do të thotë që kanë edhe vlerat artistike të dëshmuara. Mund të jetë i përkëdhelur me çmime ky apo ai shkrimtar; mund të jetë i privilegjuar me botimin e veprave të tij si “shkrimtar serioz” nga shtëpi botuese e afirmuar, por as ky kriter nuk mund të sigurojë që kjo apo ajo vepër ka vlerat e veta artistike. Artistikja, e bukura, në art, janë themeloret për artin letrar.

1.

Ti, si krijues, po qe se i beson jetës, atëherë e ke edhe vulën të jesh artist. Kështu mendojnë që nga antika e këndej njerëzit e letrave. Dhe, në këtë vijë mendimesh, ç’të bëjmë me ata autorë e vepra që strukturojnë një botë ironike, një qasje nihiliste ndaj gjithçkaje?!

Apo me vepra që evokojnë botën e misterit?

Apo që thurin mbirealitete, surealizëm të pastër?

“Arti i madh vjen aty ku mbaron natyra”, thoshte Marc Chagall.

2.

E vështira në lexim?

E po, kjo do të thotë që ti arrin të depërtosh në botën e brendshme të tjetrit, në hapësirat e tij të përjetimit, madje, asisoj, e përvetëson atë zë që ligjëron nëpër rreshta. Shpalos jo vetëm një botë, por shumë realitete, shumë botë. Shumësi botësh.

Qasja ndaj një vepre “të vështirë” (sidomos veprave të epokës moderne e postmoderne) e shtrëngon lexuesin të shkojë përtej kërkesave të kënaqësisë së leximit, një ideal që e kishte thurë Roland Barthes te vepra e tij “Kënaqësia e tesktit”. Madje, kërkon “paanshmërinë” e plotë. Nuk e kërkon gjykuesin e domosdoshëm tradicional, siç bëjnë kritikët. – John Waters do të thoshte se tipi i tillë i leximit e kërkon edhe lexuesin e tillë: për ta bërë veten më të zgjuar.

Atëherë, pas leximit të tillë, lexuesi e njeh më mirë edhe vetveten. Mund të japë përgjigjen se kush është i, përgjithësisht arrin të përgjigjet bë pyetjen: kush jemi ne. Franz Kafka dikur thoshte: “Mendoj se duhet të lexojmë vetëm llojin e librave që na plagosin ose na therin. Nëse libri që po lexojmë nuk na zgjon me një goditje në kokë, për çfarë po lexojmë? Kështu që do të na bëjë të lumtur, siç shkruani? Zot i mirë, do të ishim të lumtur pikërisht nëse nuk do të kishim libra, dhe lloji i librave që na bëjnë të lumtur janë lloji që mund të shkruajmë vetë nëse do të duhej. Por na duhen libra që na prekin si një katastrofë, që na brengosin thellë, si vdekja e dikujt që e donim më shumë se vetja, si të dëbohesh në pyje larg të gjithëve, si një vetëvrasje. Një libër duhet të jetë sëpata për detin e ngrirë brenda nesh. Ky është besimi im.”

3.

Libri i tronditjes!

Kërkohet libri që të trand! Që e tund një shoqëri. Domethënë: që gjallëron, që e ringjall nga dehja dhe dalldia e saj. Nga mefshtësia dhe letargjia e saj.

Thjesht, për ta bërë të ndërgjegjshëm e të vetëdijshëm për vetveten.

Së këndejmi, duhet të mësohemi ta lexojmë LIBRIN E MIRË.

Koha është tejet e çmueshme, po qe se e çon dëm nëpër libra që nuk vlejnë. Shkrimtarja amerikane Madeleine L’Engle, na e thotë me ndjesinë e saj të prekshme: “Një libër, gjithashtu, mund të jetë një yll, një zjarr i gjallë për të ndriçuar errësirën, që çon në universin që gjithnjë zgjerohet.”

Më saktësisht: leximi na bën banorë të universit të paanë: jemi a s’jemi të vetëm në këtë pafundësi?

(1 janar 2023)

Share This:

Tags: Prend Buzhala
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ka ndërruar jetë Haki Ramadani, ish-operator teknik

21 May 2025
Lajme

Dredhza Braina, 22-vjeçarja nga Kosova që po

21 May 2025
Lajme

Erdogan komenton befasinë që u kishte përgatitur

21 May 2025
Europa League

Spurs fitojnë Ligën e Evropës, Manchester United

21 May 2025
RELATED Stories for you
Kulturë Lajme

Shtatë shkaqe përgjithësuese për ta çmuar Prend

27 November 2022

I nderuari dhe i respektuari Prend Buzhala! Lexues të nderuar!Me këtë rast: dua t’i

Kulturë Lajme

Shkrimtarit Prend Buzhala iu dorëzua çmimi letrar

26 November 2022

Për arritje të veçanta në letërsi, shkrimtarit, Prend Buzhala, iu është ndarë sot çmimit

Kulturë Lajme

Prend Buzhala – Poezi, “Dashuria nuk kërkon

24 November 2022

Prend Buzhala – Laureat i çmimit “Beqir Musliu 2022” Pastrimi i Thellë i fytyrës

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.