Pensionohet mësuesja Fatbardha Shehu nga Shkolla “Musa Zajmi” në Gjilan
Në Shkollën Fillore të Mesme të Ulët “Musa Zajmi” në Gjilan është pensionuar mësuesja Fatbardha Shehu, e cila për vite me radhë ka kontribuar në edukimin e gjeneratave të shumta të nxënësve.
Me këtë rast, drejtori i shkollës, Ramadan Dermaku, e ka uruar mësuesen Shehu për pensionimin dhe ditëlindjen e saj, duke i dëshiruar shëndet, jetë të gjatë dhe të lumtur.

Në shkollë është organizuar një ceremoni simbolike për nder të kontributit të saj shumëvjeçar në arsim, ku janë vlerësuar angazhimi, përkushtimi dhe roli i saj në procesin edukativo-arsimor.

Mësuesja Fatbardha Shehu është vlerësuar nga kolegët dhe stafi i shkollës si një figurë e përkushtuar në punën me nxënësit, duke lënë gjurmë në komunitetin arsimor të Gjilanit.
Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë drejtues të shkollës dhe kolegë të saj, të cilët e kanë falënderuar për kontributin e dhënë ndër vite në arsim.






