Wednesday 9 July 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave në Karaçevë

Enes Qazimi nga Gjilani përfundon me sukses Implantologji dhe Rigjenerim Kockor në Universitetin e Romës

Parashikimi i motit për të mërkurën, 09 korrik 2025

Alarm në ANP “Adem Jashari” – Punëtorja e mirëmbajtjes gjen “armë” të mbështjellë në tualet,

Komuna e Gjilanit, mbështet 50 bletarë të rinj me 150 koshere bletësh

Salihu: Raporti i gjysmë vitit, reflekton përkushtimin tonë ndaj qytetarëve dhe zhvillimit të qëndrueshëm të

Kreu i degës së AAK-së në Gjilan sjell një emër të dëshmuar për Zgjedhjet e

Sonte ndizen qirinj para Teatrit Kombëtar në nderim të Agon Zejnullahut

Mamografia është falas për të gjithë qytetarët

Kontrata milionëshe nga Serbia për kompaninë e përfshirë në aktakuzën për Banjskën

 Olimpiada e XV matematike e Gjilanit – OMGJ 2023
Lajme

Olimpiada e XV matematike e Gjilanit – OMGJ 2023

13 November 2022 0 Comment 6 min read

AA

Më 19 nëntor 2022, me fillim në ora 10:00 do të mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023, për nxënësit e klasave të IX të SHMU si dhe nxënësit e klasave  X, XI e XII të SHML. Kjo olimpiadë do të mbahet në Gjimnazin Natyror  ,,Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe  përkujdesjen e DKA-së në Gjilan.

Shkruan: FESTIM SHKODRA , koordinator i OMGJ 2023

OLIMPIADA XV MATEMATIKE E GJILANIT – OMGJ 2023

Më 19 nëntor 2022, me fillim në ora 10:00 do të mbahet Olimpiada Matematike e Gjilanit – OMGJ 2023, për nxënësit e klasave të IX të SHMU si dhe nxënësit e klasave  X, XI e XII të SHML. Kjo olimpiadë do të mbahet në Gjimnazin Natyror  ,,Xhavit Ahmeti” në Gjilan, nën organizimin e Shoqatës së Matematikanëve të Kosovës (ShMK) dhe  përkujdesjen e DKA-së në Gjilan. Në ora 10:00 fillon sistemimi i garuesve dhe do të mbahet një fjalë rasti para tyre dhe mysafirëve të pranishëm.

OMGJ 2023 mbahet njëkohësisht me Olimpiadat e XV Matematike Komunale që mbahen në tërë Kosovën, më 19 nëntor 2022. Pra kjo ditë, do të jetë festë e matematikës në tërë Kosovën. Testi i olimpiadave komunale  pra mbahet njëkohësisht në tërë Kosovën, në orarin 11:00-13:00. Testet e këtyre olimpiadave janë përgatitë nga ShMK dhe janë të njëjta në tërë Kosovën, varësisht nga klasa. Nga OMGJ 2023 do të përzgjedhet ekipi përfaqësues i Komunës së Gjilanit që do të marrë pjesë në  Olimpiadën XV Matematike të Kosovës – OMK 2023. Në ekip do të marrin pjesë fituesit e tre vendeve të para në OMGJ 2023, nga secila klasë.

Olimpiada XV Matematike e Kosovës – OMK 2023,  për nxënësit e klasave  IX, X, XI e XII do të mbahet më 3.12.2022, në ora 10:00, në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë. Testet e OMK-së do të bazohen në standardin e arritshmërisë së gjimnazit, drejtimi shkencor, të klasës përkatëse si dhe në testet e ngjashme të Olimpiadave Ndërkombëtare të Matematikës.

Në faqen e ShMK-së: http://kms-ks.org/omk mund të shkarkohen materiale dhe mund të gjenden vegëza interneti për përgatitje të garuesve.

Nga OMK 2023 përzgjedhet ekipi prej 6 nxënësve që do ta përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e LXIV Matematike Ndërkombëtare – IMO 2023, e cila do të mbahet në Chiba, në Japoni më 02-13.07. 2023, ku Kosova merr pjesë për herë të trembëdhjetë në cilësinë e anëtarit me të drejta të plota.

Nga OMK 2023 përzgjedhet edhe ekipi prej katër vajzave që do të përfaqësojë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e XII Evropiane të Matematikës për Vajza – EGMO 2023, e cila do të mbahet në qytetin Portorož, në Slloveni më 13-19.04.2023.  Po ashtu, nga Olimpiada Matematike e Kosovës do të përzgjedhen nxënësit nga klasa IX që do të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në Olimpiadën e IV Matematike Kosovë – Shqipëri (KAMO 2023), e cila do të mbahet në muajin korrik në vitin 2023.

Për teste përzgjedhëse garuesit do të njoftohen pasi të publikohen rezultatet përfumdimtare të OMK 2023.

Suksese të gjithë garuesve!

Share This:

Tags: Festim Shkodra
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

PSG – Real Madrid, formacionet zyrtare

9 July 2025
Arte Pamore

Penelatat nga tej’oqeani (Kanadaja) të piktorit Zeqirja

9 July 2025
Lajme

Mbahet dëgjimi buxhetor me grupin e grave

9 July 2025
Champions League

Lidhja Rajonale e Futbollit të Gjilanit –

9 July 2025
RELATED Stories for you
Lajme

Në Regjionin e Gjilanit u mbajt me

22 March 2023

Shkruan: FESTIM SHKODRA – koordinator i Regjionit të Gjilanit për garën ndërkombëtare “Kenguri pa kufi”

Kuriozitete Lajme

Tre garues nga ekipi i Komunës së

12 December 2022

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) më 8.12.2022 në Prishtinë, shpalli rezultatet përfundimtare të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.