Thursday 26 June 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Valë e nxehtë godet vendin, temperaturat deri në 38°C këtë të enjte

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni për kosovarët”, Ndreu – Katër euro në qendër

Trump: Ndalëm Serbinë, që ishte gati të vepronte

Ndërron jetë në moshë të re Besart Maliqi nga Kamenica

Tirana mikpritëse e Samitit të NATO-s në vitin 2027

Prishtinë: Ndalohet importi e deleve dhe dhive nga Maqedonia e Veriut pas rasteve më sëmundjen

“Trump sulmon Spanjën në Samitin e NATO-s: ‘E TMERRSHME – do t’ua kërkojmë DYFISH’”

Hyseni: Edhe katër parqe të reja do t’i shtohen hartës urbane të qytetit

Pas kërkesave të Trump NATO miraton rritje historike të buxhetit të mbrojtjes

Kryetari Hyseni: Mbi 45 milionë euro investime po bëhen në Gjilan

 Nuhiu | Ekipi ka forcën për të reaguar dhe dëshmuar vlerat që ka
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Nuhiu | Ekipi ka forcën për të reaguar dhe dëshmuar vlerat që ka

15 February 2025 0 Comment 6 min read

AA

Ardian Nuhiu ka bërë thirrje për reflektim nga konferenca për shtyp e mbajtur para duelit kampional ndaj FC Ballkanit, takim ky i cili zhvillohet të dielën në Gjilan.

Nuhiu ka vlerësuar kundërshtarin, por ka theksuar se ka besim te plotë në grupin që ai drejton për këtë takim dhe pjesën tjetër të kampionatit.

“Na pret një ndeshje e fortë përballë Ballkanit, duke parë edhe dy përballjet e kaluara në të cilat kishte raste dhe gola të shumtë. Përballë kemi një skuadër që brenda vetës ka shumë cilësi dhe luan me disa sisteme të ndryshme. Bashkë me stafin tim gjatë javës jemi munduar që këto mesazhe ti përcjellim te skuadra, por normalisht që do të përqendrohemi edhe te loja jonë, e cila po përmisohet nga dita në ditë. Shoh skuadrën në ngritje e sipër, sidomos pas ardhje të fundit brenda skuadrës. Kam besim të plotë te grupi që do të bëjmë një ndeshje të madhe duke dhënë gjithë maksimumin dhe gjithë energjinë për të marrë rezultatin të cilin e duam, pavarësisht që dijmë cilësitë e kundërshtarit”.

Ai ka folur gjithashtu edhe për eleminimin nga Kupa ndaj skuadrës së Vëllaznimit.

“Kemi nisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme duke fituar në një terren të vështirë siç është ai në Podujevë ndaj Llapit. Humbja në mesjavë ndaj Vëllaznimit për kupë e dëshmon që në futboll nuk fiton gjithmonë më i miri. Pavarësisht dominimit dhe rasteve të cilat i kemi krijuar, nuk mjaftoi, pasi që kundërshtari na dënoi me vetëm dy dalje në portën tonë. Uroj që të kemi marr mësim nga kjo ndeshje, uroj që kjo mërzi që na ka marrë nga kjo ndeshje të na kthehet në forcë për ndeshjet e radhës, pasi që kampionati është i gjatë dhe ne do të luftojmë deri në fund”.

Ardhjet e reja po shkojnë duke u ambientuar me pjesën tjetër të skuadrës, derisa beson që së bashku me gjithë grupin do të kenë fokusin dhe përqendrimin maksimal.

“Taipi ka qenë më parë këtu dhe e njeh ambientin. Aganspahic e shoh duke u përshtatur dhe duke u ambientur me grupin çdo ditë e më shumë, po ashtu edhe Alisson, megjithëse iu duhet kohë normalisht dhe minuta për të na ndihmuar akoma më shumë”. 

“Grupi ka dëshmuar që ka ditur të reagoj dhe të fitoj pavarësisht situatave. Këtë gjë dua ta besoj edhe për duelin e nesërm dhe të fillojmë një vazhdimësi të rezultateve për pjesën e mbetur të kampionatit. Përqendrimin dhe fokusin tani do ta kemi vetëm në kampionat. Do të punojmë fuqishëm për të realizuar objektivat që kemi”.

Duke folur për objektivin final, Nuhiu ka potencuar se ky grup i futbollistëve ka fuqinë për ta arritur një gjë të tillë.

“Besoj shumë te grupi dhe skuadra. Po i marrim ndeshjet një e nga një dhe t’i çasemi ndeshjeve me seriozitet e kemi dëshmuar edhe në pjesën e parë të kampionatit që dijmë të fitojmë skuadra të cilat janë të ndërtuara në vite. Jemi të bindur që me këtë grup të futbollistëve do të kemi vazhdimësi të rezultateve pozitive”.

“Mungesa për duelin e nesërm do të jenë Robert Rrahmani dhe mbrojtësi i ardhur së fundmi Endri Reçi, të cilët po vazhdojnë me procesin e rikuperimit, ndërkohë Besir Ramadani do të mungojë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Unë kërkoj nga futbollistët të cilët do të jenë në dispozicion të japin maksimumin dhe të bëjnë gjithçka për ta fituar këtë ndeshje”.

Dueli ndërmjet Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet të dielen me fillim nga ora 13:00 në Gjilan.

Share This:

Tags: Ardian Nuhiu]
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Valë e nxehtë godet vendin, temperaturat deri

25 June 2025
Futboll

Komunikatë zyrtare | Mehdi Çoba është lojtari

25 June 2025
Lajme

“Jo më ‘masakra’ me 40 euro shezlloni

25 June 2025
Futboll

FC Drita: “Vesel Limaj është lojtari ynë

25 June 2025
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.