Monday 19 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova për njoftimin e gjobave në trafik

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të energjisë elektrike për familjet në nevojë

Qeveria kalon me urgjencë shpërblimin 2500 euro për policët

Pensionohet Dr. Sanije Poroshtica

Policia e Gjilanit zhvillon ligjëratë vetëdijësuese me nxënësit e shkollës “Mulla Idris Gjilani” në Velekincë

Rama paralajmëron për rrezikun e humbjes së Lojërave Mesdhetare 2030: Institucionet duhet të veprojnë urgjentisht

Komandanti i FSK-së priti në takim mirëseardhës Komandantin e KFOR-it

Nënkryetarja Bajralija merr pjesë në konferencën ‘Smart Country Convention 2026’

Mblidhet Kryesia e Kuvendit, pritet caktimi i seancës plenare

 Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me baltë dhe shkarkesa rrufesh
Lajme

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës me mot pranveror, por më pas priten rrebeshe lokale shiu të shoqëruara me baltë dhe shkarkesa rrufesh

19 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Gjatë kësaj jave, moti do të dominohet nga masa të ngrohta ajrore, mirëpo nga mesi i javës do të ketë edhe paqëndrueshmëri atmosferike.

Nga dita e premte, këto kushte do të pasohen nga depërtimi i masave më të ftohta ajrore.

Nën ndikimin e këtyre kushteve, dita e hënë dhe e martë do të karakterizohen kryesisht me diell. Në mëngjesin e së martës, mund të krijohen kushte për vranësira të ulëta ose mjegull nëpër ultësira dhe lugina, të cilat do të tërhiqen gjatë orëve vijuese të ditës.

Të mërkurën, parashikohet mot kryesisht me diell gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat lokalisht do të shoqërohen me rrebeshe shiu dhe shkarkesa rrufesh.

Vlen të theksohet se do të ketë prani të grimcave të pluhurit saharian, si pasojë e të cilave, në zonat ku do të ketë reshje, shiu do të jetë i përzier me baltë.

Dita e enjte do të vijojë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh. Gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, lokalisht priten rrebeshe shiu, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës, pritet të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje të reja, lokalisht në formë rrebeshesh, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh.

Pluhuri saharian do të vazhdojë të jetë i pranishëm, duke bërë që reshjet të jenë të përziera me baltë. Pluhuri pritet të largohet gjatë mbrëmjes dhe natës, me depërtimin e frontit të ftohtë.

Të premten, gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes, do të kalojë fronti i ftohtë, i cili lokalisht do të sjellë rrebeshe shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Gjatë ditës, vranësirat pritet të tërhiqen. Temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale.

Gjatë fundjavës, pritet një stabilizim i përkohshëm i motit, me alternime vranësirash dhe intervalesh me diell. Po ashtu, temperaturat pritet të shënojnë një rritje të lehtë. Megjithatë, të dielën ekzistojnë sërish sinjale për paqëndrueshmëri atmosferike dhe mundësi për reshje të reja lokale. Kjo do të varet nga lëvizja dhe shpejtësia e zhvendosjes së sistemit me presion të ulët, i cili, me shumë gjasë, mund të arrijë vonë të dielën ose të hënën.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, ndërsa herë pas here, lokalisht, pritet të jetë e fortë deri shumë e fortë, kryesisht nga mesi i javës dhe sidomos gjatë depërtimit të frontit të ftohtë, me shpejtësi prej 15-56 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 1 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 14 deri në 24°C. /MeteoKosova/

Share This:

Tags: Moti
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Temperaturat deri në 24°C: Fillimi i javës

19 October 2026
Kuriozitete

Në këtë ditë në histori: Max Planck

19 October 2026
Lajme

Policia aktivizon shërbimin e ri në e-Kosova

19 October 2026
Lajme

Hapet aplikimi për subvencionimin e faturave të

19 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Parashikimi i motit për të hënën, 19

19 October 2026

Të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Era do të fryjë drejtimesh

Lajme

Të dielën mot me vranësira dhe intervale

18 October 2026

Mëngjesi me vranësira më të dendura në Rrafshin e Kosovës, pasdite kthjellime në pjesën

Lajme

Moti sot, e diel dhe ditëve në

18 October 2026

Nesër në Kosovë pritet përmirësim i motit dhe rritje e temperaturave ditore. Mëngjesi do

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.