Lajm i trishtë! Ndahet nga jeta Remzi Isufi, zyrtar financiar me kontribut shumëvjeçar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit
Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Remzi Isufit, zyrtar financiar, i cili për shumë vite dha kontribut në shërbim të Komunës së Gjilanit dhe qytetarëve të saj.
Sipas njoftimit të miqve të të ndjerit, Isufi që nga periudha e pasluftës ishte i angazhuar në Drejtorinë për Buxhet dhe Financa të Komunës së Gjilanit, ku shërbeu me përkushtim dhe përgjegjësi.
Kontributi i tij në shërbimin publik kishte nisur edhe para luftës, kur ishte pjesë e Këshillit për Financim të Gjilanit.

Me rastin e ndarjes së tij nga jeta, në emër të Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, i janë shprehur ngushëllime të sinqerta familjes Isufi, miqëve të afërt dhe kolegëve të të ndjerit nga ky institucion.
Kontributi i Remzi Isufit dhe kujtimi për të do të mbeten të respektuar ndër breza.
U prehtë në paqe!
