Ndahet nga jeta në moshën 61-vjeçare Milazim Leci
Me pikëllim të thellë është pritur lajmi për ndarjen nga jeta të Milazim Lecit, i cili ndërroi jetë mbrëmjen e 20 tetorit 2026, në moshën 61-vjeçare, pas një sëmundjeje të rëndë dhe të gjatë.
Lajmin e hidhur e ka bërë të ditur një familjar i të ndjerit, miku i tij Ismet Shkodra, i cili, krahas dhimbjes për humbjen e tij, ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për motrën, mbesën dhe nipat, ndërkohë që ka njoftuar miqtë e shokët e të ndjerit në rrjete sociale.
“U prehsh në paqe, dhëndër! Zoti të shpërbleftë me parajsë”, thuhet në mesazhin prekës të lamtumirës.

Ngushëllime familjes, të afërmve dhe miqve të të ndjerit!
