MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS MË 24 TETOR NË GJILAN
Motoja: “Enigmatika na bashkon!”
Gjilan, 24 Tetor 2026 – Biblioteka e Qytetit në Gjilan do të jetë mikpritëse e Takimit – Garave të Enigmatëve të Kosovës, të organizuar nga Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda” – Gjilan.
Në këtë takim do të mblidhen enigmatë dhe dashamirë të enigmatikës shqiptare nga të gjitha trojet shqiptare, me qëllim të forcimit të bashkëpunimit, shkëmbimit të përvojave dhe avancimit të krijimtarisë enigmatike shqiptare.

AGJENDA E TAKIMIT
Vendi: Biblioteka e Qytetit, Gjilan
Data: E shtunë, 24 tetor 2026
Ora: 11:00
Ora 11:00 – 11:30 | Mirëseardhja dhe pritja e pjesëmarrësve.
Regjistrimi dhe përshëndetjet e para ndërmjet enigmatëve dhe mysafirëve nga të gjitha trojet shqiptare.
Ora 11:30 – 12:30 | Hapja zyrtare dhe Tryezë e përbashkët
Hapjen e bën Shemsedin Kryeziu, Kryetar i ShE “Ndre Mjeda”.
Temat e diskutimit:
– Gjendja aktuale dhe perspektiva e enigmatikës shqiptare
– Roli i revistave enigmatike dhe i krijuesve
– Format e organizimit të takimeve të ardhshme
– Mundësitë e themelimit dhe fuqizimit të organizimeve të përbashkëta
Ora 13:30 – 14:30 | Dreka e përbashkët dhe Gara
Drekë në shenjë miqësie dhe bashkëpunimi.
Paraparahet edhe një garë argëtuese me fjalë gjatë drekës.
Shpallja dhe vlerësimi i krijimeve më të mira në garën e sajimit të fjalëkryqit në formën e Mburojës Magjike për 3 vendet e para.
Ndarja e shpërblimeve për krijuesit më të suksesshëm.
Ora 15:00 | Përmbyllja e takimit
Përmbledhja e përshtypjeve dhe propozimeve.
Falënderimi për pjesëmarrësit dhe përshëndetja deri në takimet e ardhshme.
Organizator: Shoqata e Enigmatëve „Ndre Mjeda” – Gjilan
