Vedat Muriqi titullar në ndeshjen ndaj Slavia Pragës
Sulmuesi kosovar Vedat Muriqi do ta nisë si titullar ndeshjen ndaj Slavia Pragës në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Bomberi dardan pritet të jetë një nga lojtarët kryesorë të skuadrës së tij në këtë përballje evropiane, ku synon të japë kontributin e tij me paraqitje sa më të mirë.
Ndeshja pritet të jetë një sfidë interesante, ndërsa vëmendja e tifozëve kosovarë do të jetë te Muriqi. Përballja mes Fenerbahces dhe Slavia Pragës nis në orën 18:45.


