Ndahet nga jeta humoristi i njohur kosovar, Fadil Gashi
Është ndarë nga jeta humoristi i njohur kosovar, Fadil Gashi, duke lënë pas dhimbje te familja, miqtë dhe adhuruesit e humorit shqiptar.
Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi publik.
“Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai është rikthimi! Të dashur miq, sot na la vëllau ynë Fadil Gashi. Për detajet e varrimit ju njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftimin e familjes Gashi.
Fadil Gashi ishte një figurë e njohur për publikun, i cili me humorin dhe karakterin e tij ka lënë gjurmë te shumë gjenerata dhe është vlerësuar për kontributin në skenën artistike dhe humoristike shqiptare.
