Mirënjohje dhe respekt: Prof. Hajrush Fazliu – piktor, viziton familjen e Akademik Nexhat Daci
Prof. Hajrush Fazliu ka zhvilluar një vizitë të veçantë tek familja e Akademik Nexhat Daci, duke shprehur mirënjohje për mikpritjen dhe bujarinë e tyre.
Vizita u realizua në një moment të ndjeshëm kujtese dhe nderimi për të ndjerin, z. Nexhat Daci.
Takimi me znj. Zeneta Daci u shënua nga emocione të veçanta njerëzore dhe shpirtërore.
Ajo ndau kujtime të çmuara dhe rrëfime domethënëse nga rrugëtimi i shtetësisë së Kosovës, duke e bërë vizitën edhe më të vlefshme.
Familja Daci mbetet një shembull i vlerave të larta njerëzore, qytetare dhe kombëtare, duke ruajtur me dinjitet kujtimin dhe kontributin e vyer të të ndjerit, ka shkruar veç tjerash piktori Fazliu.
