Ministri i MKRS-së: “Miratohet rregullorja për të drejtat në rabat për prodhime kinematografike e audio-vizuele”
“Një zhvillim shumë i rëndësishëm për kinematografinë. Sot miratuam rregulloren për të drejtën në rabat për prodhimet kinematografike dhe audio-vizuele, shkruan ne faqen e tij ministri i MKRS-së, Hajrulla Ceku, duke iu referuar vendimit të qeverisë.
“Përmes rabatit synojmë të tërheqim investime të huaja në Kosovë, duke siguruar që 30% e shpenzimeve të pranuara t’i kthehen direkt investuesit të huaj, shpenzime që bëhen për shërbime dhe fuqi punëtore lokale”.
“Kjo nuk është vetëm për filma e seriale, por edhe për videoklipe muzikore, reklama dhe së fundmi, për zhvilluesit e lojërave, një përfshirje që pasqyron kohën moderne dhe diversitetin e industrisë kreative”.
“Kosova do të bëhet destinacion kryesor për prodhimtari filmike në rajon, duke qenë se talenti dhe përvoja e dëshmuar veçse është prezente dhe e gatshme për të ngritur industrinë tonë në nivele ende më të larta”, ka shkruar Ceku.