Manaj nuk ndalet, sulmuesi shqiptar shënon 2 gola në Turqi
Vazhdon forma e shkëlqyer e sulmuesit të kombëtares shqiptare Rey Manaj në ligën e parë turke.
29-vjeçari ka qenë sërish protagonist me fanellën e Sivassporit në fitoren 4-1 përballë Pendiksporit në kampionat.
Manaj ka shënuar 2 gola nga një për çdo pjesë në këtë fitore të skuadrës së tij. Me këto 2 gola sulmuesi shqiptar ngjitet në kuotën e 8 golave në 8 ndeshje të luajtura në kampionat këtë sezon.

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.
