Kushtrim Kadriu njofton ndryshimet në Lëvizjen Vatra: Elbasan Shabani kryetar i degës në Gjilan
Asambleisti në Kuvendin e Komunës së Gjilanit informoi përmes një statusi për riorganizimin e partisë para zgjedhjeve lokale
Asambleisti i Kuvendit të Komunës së Gjilanit, Kushtrim Kadriu, ka njoftuar për ndryshimet në udhëheqjen e Lëvizjes Vatra në Gjilan.
Përmes një postimi publik, Kadriu tha se sot, gjatë mbledhjes së kryesisë, u vendos që z. Elbasan Shabani të jetë kryetar i degës së Lëvizjes Vatra në Gjilan.
Sipas tij, Lëvizja Vatra është në proces të krijimit të degëve politike, me qëllim të përgatitjes dhe organizimit për zgjedhjet e ardhshme lokale.
Kadriu vlerësoi se z. Shabani është dëshmuar si aktivist i dalluar dhe me përvojë në qeverisjen lokale, dhe pritet të sjellë “një frymë të re pune dhe reformim të plotë të Lëvizjes Vatra”.
Ai njoftoi gjithashtu se Konventa e Lëvizjes Vatra po afron, ku do të zgjidhen të gjitha organet e reja drejtuese të saj.
