Kryetari Hyseni prezanton projektin e bulevardit të qytetit, kostoja 20 milionë euro
Gjilan, 19 shkurt 2024 – Në kuadër të nismës “7 javë – 7 projekte”, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka prezantuar projektin e bulevarit të qytetit.
https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429
Kryetari Hyseni ka bërë të ditur se kostoja e këtij projekti është 20 milionë euro, duke e cilësuar si ndryshimin më të madh urbanistik në histori të Gjilanit.
“Hapësira publike, parkingje si zgjidhje e burim i të hyrave, objekti i administratës komunale për punë efikase e shërbime më të mira, për ndryshim radikal, për GJILANIN QË DUAM. Mbi 30.000 metër katror, mbi 500 parkingje nëntokësore, mbi 8000 metër katror komuna e re, nënkalime, si zgjidhje për trafikun”, ka theksuar ai.
https://www.facebook.com/albanhysenilvv/videos/938333344316429