Sunday 25 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës të votojnë

U kap me 1 milion € në Merdare, kush është personi që (s’)arriti të arsyetoj

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈ 𝘇𝗴𝗷𝗲𝗱𝗵𝗷𝗲𝘁 𝗽𝗮𝗿𝗹𝗮𝗺𝗲𝗻𝘁𝗮𝗿𝗲 𝘁𝗲̈ 𝟮𝟱 𝘁𝗲𝘁𝗼𝗿𝗶𝘁, 𝗻𝗲̈ 𝗺𝗯𝗲̈𝘀𝗵𝘁𝗲𝘁𝗷𝗲 𝘁𝗲̈

Parashikimi i motit për të dielën, 25 tetor 2026

Kolonë e gjatë veturash në Bërnjak, serbë nga Kosova drejt Serbisë për të votuar

LAJMI I FUNDIT: Tragjike në Gjilan: 60-vjeçarja rrëzohet papritur në rrugë, dërgohet me shenja jete

U godit me plumb gome në sy gjatë protestës, 28-vjeçari dyshohet se ka humbur shikimin

LUGINA NUK KA MË LUKSIN E PËRÇARJES — ËSHTË KOHA PËR UNITET DHE VEPRIM!

Kuvendi i Gjilanit nderon me titullin Qytetar Nderi (Post Mortum) veprimtarin e çështjes kombëtare, Muharrem

Sulmohet selia e PS-së, fishekzjarrë edhe drejt policisë te Banka e Shqipërisë, policia shqiptare kundërpërgjigjet

 UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA për përmirësimin e njohjes automatike të krediteve
Lajme

UKZ organizoi punëtorinën e Laboratorëve Social AUREA për përmirësimin e njohjes automatike të krediteve

12 March 2026 0 Comment 7 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” organizoi me sukses punëtorinë e Laboratorëve Socialë, pjesë e projektit evropian AUREA. Ky aktivitet u fokusua në zhvillimin e praktikave të njohjes automatike dhe të plotë të krediteve për studentët që marrin pjesë në programe mobiliteti ndërkombëtar dhe synoi të ofrojë një hapësirë bashkëpunuese për shkëmbimin e përvojave dhe zgjidhjeve institucionale.

Punëtoria u hap nga Rektori i UKZ-së, prof. asoc. dr. Artan Dermaku, i cili theksoi rëndësinë e pjesëmarrjes së universitetit në projekte evropiane dhe rolin kyç të mobilitetit studentor në ndërkombëtarizimin e arsimit të lartë.

Ai vuri në dukje se projektet si AUREA kontribuojnë në forcimin e transparencës, besueshmërisë dhe harmonizimit të procedurave akademike, duke lehtësuar kalimin e studentëve në universitetet partnere dhe duke përmirësuar cilësinë e përgjithshme të arsimit të lartë.

Më pas, Betim Berisha, u.d. udhëheqës i Zyrës për Bashkëpunim Ndërkombëtar, prezantoi qëllimet e seminarit dhe rolin e Laboratorit Social si një platformë bashkëpunimi. Ai shpjegoi se seminari synon të prezantojë gjetjet e projektit, të validojë kornizën e faktorëve mundësues për njohjen automatike të krediteve, dhe të identifikojë sfidat dhe zgjidhjet institucionale që mund të implementohen në nivel akademik, kombëtar dhe evropian.

Luljete Berisha, menaxhere e projektit AUREA në UKZ,  foli për rëndësinë e përkufizimit të përbashkët të njohjes automatike dhe të plotë të krediteve. Ajo nënvizoi se përdorimi i ECTS dhe i marrëveshjeve të mësimit (Learning Agreements) është thelbësor për të siguruar njohje të drejtë dhe transparente të krediteve, duke shmangur vonesat dhe moskuptimet ndërmjet universiteteve partnere.

Në këtë punëtori morën pjesë edhe Joana Azeiteiko dhe Jeanne Cuny nga European Students Union (ESU), udhëheqëse të projektit AUREA, të cilat kontribuan me perspektivën e studentëve dhe rëndësinë e përfshirjes së tyre në procesin e njohjes. Joana Azeiteiko theksoi se angazhimi i studentëve në këtë proces është thelbësor për të siguruar që njohja automatike e krediteve të reflektojë realitetin e përvojës studentore dhe të forcojë besimin ndërinstitucional.

Më pas, Punëtoria u zhvillua në formë prezantimesh, diskutimesh plenare dhe punë grupore. Pas prezantimit të projektit AUREA dhe objektivave të laboratorit social, u diskutua mbi përkufizimin e njohjes automatike të krediteve dhe mbi sfidat që hasin institucionet në praktikën e përditshme të njohjes.

Një nga momentet kryesore të seminarit ishte prezantimi i kornizës së faktorëve mundësues për njohjen automatike, e cila identifikon faktorët që mundësojnë ose pengojnë njohjen automatike të krediteve. Pjesëmarrësit punuan në grupe për të validuar këtë kornizë, duke ndarë përvoja dhe rekomandime praktike. Diskutimet u fokusuan në politikat institucionale, dizajnin e kurrikulave, përdorimin e marrëveshjeve të mësimit, zhvillimin e kapaciteteve të stafit dhe përdorimin e infrastrukturës digjitale për menaxhimin e mobilitetit.

Gjithashtu, u prezantuan praktikat më të mira të njohjes automatike të krediteve, duke përfshirë përdorimin e plotë të ECTS, katalogëve të qartë të lëndëve dhe aprovimin e marrëveshjeve të mësimit para fillimit të mobilitetit. Diskutimet në grupe u fokusuan në adresimin e sfidave dhe zhvillimin e zgjidhjeve institucionale, si përmirësimi i komunikimit me studentët, integrimi i procedurave të njohjes në sistemet digjitale dhe koordinimi më i mirë ndërmjet fakulteteve dhe Zyrës Ndërkombëtare.

Gjatë seminarit, u diskutuan edhe veprimet që UKZ synon të ndërmarrë në afat të shkurtër, duke përfshirë zhvillimin e një rregulloreje institucionale mbi mobilitetin dhe njohjen e krediteve, sigurimin që marrëveshjet e mësimit të miratohen plotësisht para mobilitetit, ofrimin e udhëzimeve të qarta për koordinatorët dhe fakultetet, organizimin e trajnimeve për stafin akademik dhe administrativ mbi njohjen dhe ECTS, dhe përmirësimin e komunikimit me studentët për të kuptuar qartë procesin e njohjes.

Në këtë kontekst, stafi akademik dhe administrativ që ka menaxhuar mobilitetet, si dhe studentët që kanë përfituar nga programet e mobilitetit në BE, paraqitën perspektiva të ndryshme, duke dhënë input të vlefshëm mbi sfidat dhe përfitimet reale të praktikave aktuale të njohjes. Përvoja e tyre ishte thelbësore për diskutimet mbi harmonizimin dhe automatizimin e procedurave të njohjes së krediteve në UKZ dhe institucionet partnere.

Ndërkohë, veprimet afatmesme synojnë zhvillimin e tabelave të ekuivalencës së lëndëve me universitetet partnere, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet fakulteteve dhe Zyrës Ndërkombëtare, përdorimin e mjeteve digjitale për menaxhimin e mobilitetit dhe ndjekjen e njohjes, integrimin e procedurave të njohjes në sistemin e informacionit të studentëve dhe inkurajimin e fakulteteve për të përfshirë “dritaret e mobilitetit” në programet akademike.

Rezultati i pritur është rritja e njohurive institucionale, përmirësimi i procesit të njohjes dhe kalimi gradual nga njohja rast pas rasti drejt njohjes automatike dhe të plotë të krediteve.

Punëtoria e Laboratorit Social AUREA nxori në pah rëndësinë e bashkëpunimit ndërinstitucional dhe ndërkombëtar dhe theksoi rolin e stafit dhe studentëve të mobilitetit si partnerë aktivë në zhvillimin e praktikave të njohjes akademike. Rezultatet dhe rekomandimet e dala nga diskutimet do të përdoren për zhvillimin e mëtejshëm të mjeteve dhe udhërrëfyesve të projektit AUREA, duke kontribuar në forcimin e praktikave të njohjes akademike në arsimin e lartë në nivel evropian.

Partnerë të projektit AUREA, që financohet nga Bashkimi Evropian përmes programit Erasmus+,  janë udhëheqës European Students’ Union (ESU), ndërsa  partnerë tjerë janë Erasmus Student Network (ESN), European University Foundation (EUF), European University Association (EUA), Eotvos Lorand Tudomanyegyetem (ELTE), Universiteit Gent (UGENT), Philipps Universität Marburg (UMarburg) dhe Universiteti Publik Kadri Zeka (UKZ).

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Presidentja u bën thirrje shqiptarëve të Luginës

25 October 2026
Lajme

U kap me 1 milion € në

25 October 2026
Lajme

𝗧𝗵𝗶𝗿𝗿𝗷𝗲 𝗽𝗲̈𝗿 𝗽𝗷𝗲𝘀𝗲̈𝗺𝗮𝗿𝗿𝗷𝗲 𝘁𝗲̈ 𝗴𝗷𝗲𝗿𝗲̈ 𝗾𝘆𝘁𝗲𝘁𝗮𝗿𝗲 𝗻𝗲̈

25 October 2026
Lajme

Parashikimi i motit për të dielën, 25

25 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mori pjesë në META Career University

22 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan mori pjesë në META Career University Fairs 2026,

Lajme

REKTORJA MALAJ TAKOHET ME PËRFAQËSUESIT E STUDENTËVE

21 October 2026

Gjilan, 20 Tetor 2026 – Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj.

Lajme

UKZ pjesë e punëtorisë për thellimin e

15 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka”  ka marrur pjesë në seminarin ndërkombëtar “TCA – Western Balkans

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.