Sunday 13 September 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora Çitakun dhe Kujtim Shalën për nënkryetarë të Kuvendit

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11 Shtatorit, ndërtesa ndriçohet me flamurin amerikan

Sebi Ismajli: 27 vite qëndrueshmëri, shembulli i krenarisë dhe dinjitetit në Gjilan

MINTI cakton çmimet e karburanteve: Nafta lirohet, benzina shtrenjtohet

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë: Askush nuk është mbi Kushtetutën

Haxhiu u dorëzon shtetësinë e Kosovës Joseph dhe Shirley DioGuardit

Shkruan, Nehat Hyseni – RIZA HALIMI – PERSONIFIKIM DHE SIMBOL I NJË EPOKE TË LAVDISHME!

KFOR-i Turk viziton Spitalin e Përgjithshëm Gjilanit

Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij,

 “Intelektualët” me “Ultimatum”, kërkojnë shkarkimin e trajnerit Vavalis dhe drejtorit sportiv – Drejtori, Valon Murseli: Drejtori sportiv është = me ne!
Lajme

“Intelektualët” me “Ultimatum”, kërkojnë shkarkimin e trajnerit Vavalis dhe drejtorit sportiv – Drejtori, Valon Murseli: Drejtori sportiv është = me ne!

27 November 2023 0 Comment 5 min read

AA

Tifozët e Dritës, “Intelektualët” përmes një reagimi në rrjetin social Facebook, kanë bërë të ditur se do të bojkotojnë ndeshjet e skuadrës së tyre të zemrës, deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberi.

Sipas tyre, Vavalis dhe Zymberi janë fajtorët kryesorë për situatën aktuale në klub, teksa kujtojmë se Drita tashmë është dhjetë pikë larg liderit Ballkanit.

Reagimi i tyre ka ardhur menjëherë pas ndeshjes që Drita e humbi me rezultat minimal 1-0 në udhëtim ndaj Prishtinës në kuadër të javës së 15-të në Albi Mall Superligën e Kosovës.

“Përkundër dëshpërimeve të njëpasnjëshme, tash e tre sezone radhazi, ne kemi heshtur e nuk jemi ankuar, kemi qenë prezent e kurrë s’kemi munguar, duke besuar në profesionalizmin dhe seriozitetin e klubit, por tanimë situata ka arritur në kulminacion!”.

“Intelektualët 1998 deklarohen në bojkot nga sot deri në shkarkimin e trajnerit Akis Vavalis dhe drejtorit sportiv Valon Zymberi, që në sytë e gjithë tifozërisë dhe qytetit janë fajtorët kryesorë pse DRITA nuk po bën dritë e nuk po arrin qoftë edhe dy fitore rradhazi, pa folur për objektiva më madhorë që as nuk po shihen si të mundshëm në horizont!”.

“Nuk është aspak çështje rezultatesh apo trofesh, sepse Intelektualët kanë qenë aty, edhe në periudha tre vjeçare me barazhe, në lufta për mbijetesë e edhe në liga më të ulëta. Sepse ne asnjëherë nuk kemi qenë tifoz të sukseseve apo kupave, por vetëm të DRITËS. Kemi qenë aty, të zëshëm e të pandalshëm, edhe kur skuadra nuk fitonte kurrë e nuk i kishte as 10 pikë në renditje, por tani mjaft, sepse niveli ynë i përkrahjes, fanatizmi i qytetit pas DRITËS dhe dashuria e bartur nga gjyshërit te nipat për emblemën 1947, nuk meriton të njolloset nga paaftësia e një njeriu që ka ngatërruar edhe sportin, apo paaftësia e një trajneri që ka ngatërruar edhe vendin!”.

“Andaj, nga sot bojkotojmë tribinën deri në reflektim. Përzgjedhjen le t’a bën klubi. Ose ne ose Vavalis. Ose ne ose Zymberi. Por, paraprakisht dijeni se përgjegësi për veprimet e mundshme nuk i marrim më ne, përderisa nuk merren masa shkarkimi ndaj personave në fjalë. ULTIMATUM!”, kanë shkruar Intelektualët në reagimin e tyre.

I menjëhershëm ka qenë reagimi I bjërit nga dy drejtorët e klubit, Valon Murseli. Ai ka qenë I prerë në një reagim të tij se nuk bëhet fjalë për shkarkimin e dikuj, vecmas drejtorit sportive Valon Zymberi, duke lënë të kuptohet se ai është njëri nga akterët kryesorë determinues të klubit.

“Të bësh bojkot për individë e tregon që nuk e do klubin e zemrës. Për ta ditur të gjithë: Feti Murseli, Ilaz Shkodra, Valon Zymberi, Jetmir Salihu dhe Fatos Ramadani janë = Flamur Bunjaku dhe Valon Murseli. Drita do të rikthehet më e forte”, ka shkruar Murseli në faqen e tij në facebook.

Se si do të rrjedhin gjërat në të ardhmen dhe cilat do të jenë zhvillimet e mëtejme në relacionet klub-tifozëri-kryesi, mbetet të shihet gjatë ditëve të vijim, gjegjësisht javëve që pasojnë, deri në fund të edicionit vjeshtor të garave e më tej.

Share This:

Tags: Drita Intelektualet
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

25 Vjetori i Karrierës së Balerinit Sinan

12 September 2026
Kulturë

Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja!

12 September 2026
Lajme

LVV merr vendim: Nesër i votojmë Vlora

12 September 2026
Lajme

Qeveria e Kosovës nderon viktimat e 11

12 September 2026
RELATED Stories for you
Futboll Sport Superliga e Kosovës

Dy superpërballje sot: Drita-Llapi dhe Prishtina-Ballkani në

16 August 2026

Drita dhe Ballkani e nisin sot rrugëtimin në sezonin e ri të Superligës së

Champions League Futboll Lajme Sport

Drita kërkon sonte kualifikimin në “Fadil Vokrri”,

14 July 2026

Kampionia e Kosovës, Drita, do të luajë sonte një nga ndeshjet më të rëndësishme

Futboll Sport

PROFIL SPORTIV: SABRI DËRMAKU, FUTBOLLISTI GJILANAS QË

19 June 2026

Gjilan, 18 qershor 2026 – SABRI DËRMAKU (30. 05. 1956) është një nga futbollistët e rëndësishëm të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.