Monday 10 August 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i Muhovcit që ia kushtoi jetën arsimit shqiptar, Muhovci

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj – Këshilli Drejtues miraton edhe Planin e Veprimit Institucional

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”: Është bërë një nga ngjarjet kryesore kulturore të

Pas një rrugëtimi të suksesshëm akademik pensionohet Prof. Asoc. Dr. Nerxhivane Krasniqi

Dy punëtorë nga Kosova lëndohen rëndë në një kantier ndërtimi në Slloveni

68 mijë të papunë në Shqipëri, ekspertja: Mospërputhja mes aftësive dhe kërkesave të tregut, sfida

RREZIK! Kosova në alarmin e kuq, të hënën priten stuhi të forta, aktivitet i fuqishëm

Mbyllet me spektakël Turneu Masiv “Rogana 2026”, Mishtorja Ardi-K shpallet kampione

E rëndë: Mërgimtari 19-vjeçar humb jetën rrugës për Kosovë, u aksidentua pranë Milanos

Kolona në Dheu i Bardhë, pritjet për hyrje në Kosovë shkojnë deri në 50 minuta

 Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore
Lajme

Gjilani mban dëgjimin publik për Kornizën Afatmesme Buxhetore 2027–2029, prezantohen prioritetet zhvillimore

23 June 2026 0 Comment 7 min read

AA

Komuna e Gjilanit ka mbajtur dëgjimin publik në kuadër të hartimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore (KAB) për periudhën 2027–2029, ku qytetarët patën mundësinë të njihen me prioritetet buxhetore dhe të paraqesin kërkesat e tyre për projektet që i konsiderojnë të nevojshme.

Në këtë takim morën pjesë drejtoresha për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Mimoza Kadriu Qerimi, drejtori për Administratë, Elbasan Shabani, drejtori për Zhvillim Ekonomik, Haki Huruglica, anëtarë të Kuvendit Komunal, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, komunitetit të biznesit, mediave dhe qytetarë.

Screenshot

Dokumentin strategjik financiar e prezantoi drejtori për Buxhet dhe Financa, Avdyl Kastrati, i cili tha se Korniza Afatmesme Buxhetore është dokumenti më i rëndësishëm strategjik financiar që përcakton orientimin e zhvillimit ekonomik, social dhe infrastrukturor të Komunës së Gjilanit për tre vitet e ardhshme.

Sipas tij, KAB nuk është vetëm një dokument financiar, por paraqet vizionin e komunës për zhvillim të qëndrueshëm, menaxhim të përgjegjshëm të financave publike dhe ofrim të shërbimeve cilësore për qytetarët.

Screenshot

Kastrati theksoi se përmes këtij dokumenti synohet krijimi i një lidhjeje të drejtpërdrejtë ndërmjet nevojave të qytetarëve, prioriteteve strategjike komunale dhe mundësive reale financiare, duke siguruar që çdo euro e buxhetit të shfrytëzohet në mënyrë sa më efikase dhe me ndikim sa më të madh në jetën e qytetarëve.

“Gjatë periudhës 2027–2029, Komuna e Gjilanit do të vazhdojë të investojë në projekte që ndikojnë drejtpërdrejt në mirëqenien e qytetarëve, përmirësimin e infrastrukturës publike, avancimin e arsimit dhe shëndetësisë, mbrojtjen e mjedisit, zhvillimin ekonomik lokal dhe transformimin digjital të administratës komunale”, deklaroi ai.

Screenshot

Drejtori për Buxhet dhe Financa bëri të ditur se dokumenti është hartuar në përputhje me legjislacionin në fuqi, qarkoret buxhetore të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe me prioritetet zhvillimore të Komunës së Gjilanit.

Ai shtoi se qëllimet kryesore të Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029 janë planifikimi i qëndrueshëm financiar, përcaktimi i prioriteteve zhvillimore, menaxhimi i përgjegjshëm i financave publike, rritja e transparencës dhe llogaridhënies, përfshirja aktive e qytetarëve në planifikimin buxhetor, harmonizimi i prioriteteve me kapacitetet financiare dhe përmirësimi i shërbimeve publike.

Kastrati prezantoi edhe të dhënat kryesore të Komunës së Gjilanit, duke theksuar se ajo vazhdon të jetë një nga komunat më të rëndësishme në Kosovë me potencial të madh ekonomik, demografik dhe zhvillimor. Sipas tij, komuna ka 82.980 banorë, 19.871 ekonomi familjare, 6.933 biznese aktive, 42 fshatra dhe 15.199 nxënës në arsimin parauniversitar.

“Këta tregues dëshmojnë për nevojën e vazhdueshme të investimeve në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, mjedis dhe zhvillim ekonomik lokal”, tha drejtori.

Screenshot

Gjatë prezantimit u theksuan edhe prioritetet strategjike për periudhën 2027–2029, të cilat përfshijnë zhvillimin ekonomik lokal përmes mbështetjes së bizneseve dhe krijimit të kushteve për investime të reja, përmirësimin e arsimit me investime në infrastrukturë, pajisje dhe teknologji, modernizimin e shëndetësisë dhe mbështetjen e kategorive sociale, investimet në infrastrukturë rrugore, rrjetet e ujësjellësit dhe kanalizimit, mbrojtjen e mjedisit, si dhe avancimin e qeverisjes digjitale përmes shërbimeve elektronike, ndriçimit inteligjent, kamerave të mençura dhe sistemeve inteligjente të menaxhimit të parkingjeve.

Sa i përket planifikimit buxhetor, u bë e ditur se buxheti i vitit 2026 është 41.928.924 euro, për vitin 2027 parashihet të arrijë në 43.586.882 euro, në vitin 2028 në 44.949.608 euro, ndërsa për vitin 2029 është planifikuar në 47.311.757 euro.

Sipas Kastratit, kjo paraqet një rritje prej 5.38 milionë eurosh, ose 12.84 për qind, krahasuar me vitin 2026, duke krijuar mundësi për financimin e projekteve të reja zhvillimore dhe përmirësimin e shërbimeve komunale.

Në fund të dëgjimit publik, qytetarët paraqitën kërkesat dhe propozimet e tyre për realizimin e projekteve në lagjet dhe vendbanimet ku jetojnë, me synim përmirësimin e kushteve të jetesës.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale

10 August 2026
Kulturë

Prof. Mr. Shefik Haliti – biri i

6 August 2026
Lajme

UKZ zgjedh katër prorektorët e rinj –

6 August 2026
Lajme

Kurti uron Dua Lipën për “Sunny Hill”:

31 July 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Diskutohen reformat në shëndetësinë e Gjilanit, Komuna

15 July 2026

Komuna e Gjilanit ka mbajtur një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike për të

Lajme

Ndahet nga jeta gazetari dhe ish-aktori i

14 July 2026

Është ndarë nga jeta gazetari dhe ish-aktori i njohur nga Gjilani, Nexhmedin Ymeri, duke

Lajme

Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë

13 July 2026

GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.