Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi
Gjilanin dhe skenën teatrale e pllakos heshtja! Ndërron jetë aktori Jashar Shahiqi!
Lajmin e ka publikuar familja e aktorit Shahiqi.
Me pikëllim të thellë njoftojmë se ka ndërruar jetë aktori i mirënjohur gjilanas, Jashar Shahiqi.

Njoftimi i Familjes Shahiqi
“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë për ndarjen nga jeta të babait tonë të dashur, bashkëshortit dhe aktorit të mirënjohur, Jashar Shahiqi.”
Familja ka bërë të ditur se për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për mbledhjen komemorative, do të njoftojnë me kohë.
“Në këto momente të dhimbshme për familjen tonë, për kohën dhe vendin e varrimit, si dhe për mbledhjen komemorative, do t’ju njoftojmë me kohë.”
Njoftimi përfundon me nënshkrimin:
“Me pikëllim, Familja Shahiqi”
Trashëgimia e tij në skenë
Jashar Shahiqi do të mbahet mend si një nga aktorët e dashur e nga më të spikaturit e skenës teatrale dhe skenike në tërësi, i cili ka pasur në karrierën e tij angazhime të shumta, si në skenën gjilanase, Kosovare ashtu edhe në atë mbarëkombëtare, duke lënë gjurmë të thella në kulturën dhe artin skenik.
TV Gjilani i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Shahiqi, miqve dhe të gjithë dashamirëve të artit.
U prehtë në paqe!
