Dyshohet se e kanosi dhe e mbajti pa dëshirë një grua në banesën e tij, arrestohet një person në Gjilan
Një shtetas i Serbisë është arrestuar në Gjilan, nën dyshimin se ka kanosur dhe ka përdorur forcë fizike ndaj një gruaje, po ashtu shtetase e Serbisë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës të datës 21.08.20026, rasti ka ndodhur më 19.06.2026, rreth orës 23:45.
Policia ka bërë të ditur se i njëjti dyshohet se e kishte mbajtur viktimën pa dëshirën e saj në banesën e tij.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Rasti është iniciuar si “Kanosje”.
