Gjilan: Kryetari Alban Hyseni takoi shefin e OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka pritur në takim shefin e Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadorin Gerard McGurk, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin institucional dhe projektet me interes për qytetarët.
Hyseni bëri të ditur se gjatë takimit është biseduar për nismat e përbashkëta që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve dhe në zhvillimin e komunës.


Sipas tij, vëmendje e veçantë iu kushtua çështjeve që lidhen me komunitetet jo-shumicë, avancimin e barazisë gjinore, si dhe mbështetjen dhe fuqizimin e të rinjve në shoqëri dhe në proceset vendimmarrëse.

“Bashkëpunimi me OSBE-në mbetet shumë i rëndësishëm për forcimin e kapaciteteve institucionale dhe realizimin e projekteve që promovojnë barazi, përfshirje dhe zhvillim demokratik”, ka deklaruar kryetari Alban Hyseni.
