Thursday 12 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren e Preshevës, Ardita Sinani – Hyseni: “Gjilani do

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në diskutimet për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin e 4-të Transnacional të Projektit CoVE STEM Europe

Rrahje në ambientet e Shkollës Ekonomike në Gjilan, theren me thikë dy të mitur

Paradoks në Viti: Dritat ndriçojnë ditën, ndërsa disa rrugë mbeten në errësirë gjatë natës

Arrestohet një shtetas gjerman në rajonin e Gjilanit, sekuestrohen 43 armë automatike

Fakije Zejnullahu zgjidhet ushtruese e detyrës së rektorit në UShAF, merr urime nga kryetari Sokol

DKA në Gjilan organizon tryezë diskutimi për parandalimin e dukurive negative në shkolla

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

 ETEA: Kopjimi në Provimin e Maturës Shtetërore – problem sistematik, krijon besim të rremë mbi dijet e nxënësve
Lajme

ETEA: Kopjimi në Provimin e Maturës Shtetërore – problem sistematik, krijon besim të rremë mbi dijet e nxënësve

5 July 2024 0 Comment 5 min read

AA

Rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim te rremë mbi dijet dhe aftësitë e nxënësve, ndërsa edhe këtë vit kopjimi dhe manipulimi ne Provimin e Maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratoreve dhe mbikëqyrësve. Kështu u tha në “Raportin analitik mbi Provimin e Maturës Shtetërore”, të publikuar të premten nga Organizata ETEA.

Aty u tha se Testi i Maturës duhet të mbikëqyrët me kamera, ndërsa u kërkua edhe ndryshim të Ligjit për Provimin e Maturës, në mënyrë që të ashpërsohen masat ndëshkimore ndaj administratoreve dhe personave përgjegjës që përfshihen ne praktika të kopjimit.

Autori i këtij raporti, Agon Ahmeti ka thënë se ky raport analitik ka qenë e nevojshme për shkak që shqetësimit mbi validitetin e pyetjeve të provimit dhe kopjimi masiv i nxënësve.

“Provimi i Maturës Shtetërore në Kosovë paraqet një hap vendimtar për nxënësit e shkollave të mesme të larta, duke shërbyer si kriter kyç për vijim të studimeve në institucionet e Arsimit të Larte (IAL). Në Kosovë, Provimi i Maturës Shtetërore filloi të mbahet për herë të parë në vitin shkollor 2005/2006. Sipas Ligjit Nr. 05/L -018 provimi i maturës është vlerësim i arritjeve, njohurive, shkathtësive dhe aftësive te nxënësve. Organizata ETEA gjatë 5 viteve të fundit ka observuar organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit te Maturës Shtetërore duke vënë theksin tek integriteti dhe besueshmëria e rezultateve”, ka thënë Ahmeti.

Tutje ai ka thënë se qëllimi i kësaj analize është të identifikojë lëshimet dhe sfidat ekzistuese në organizimin dhe mbarëvajtjen e Provimit të Maturës Shtetërore, të ofrojë rekomandime për përmirësimin e këtij procesi dhe të nxisë politika arsimore të bazuara në të dhëna për të zhvilluar cilësinë e arsimit ne Kosovë.

“Nota mesatare e nxënësve barazohet në përqindje me rezultatet e provimit. Kjo minimizon rëndësinë e vlerësimeve gjithëpërfshirëse dhe të vazhdueshme të bëra nga mësimdhënësit gjatë tri viteve. Provimi i Maturës, i cili zgjat 2 ore e 30 minuta, nuk mund të kap plotësisht thellësinë dhe gjerësinë e aftësive, njohurive te nxënësve. Rezultatet e provimit në masë të madhe krijojnë një besim të rrem mbi dijet dhe aftësitë e nxënësve. Kopjimi dhe manipulimi ne Provimin e Maturës është një problem sistematik, i nxitur nga toleranca dhe inkurajimi i administratoreve dhe mbikëqyrësve”, shtoi ai.

Koordinatorja e projekteve në këtë organizatë, Bleona Kurreshi, ka dhënë disa rekomandime për të përmirësuar pyetjet e Maturës.

“Po flas për disa rekomandimet siç janë Fuqizimi i rolit të administratorëve dhe mbikëqyrësve përmes trajnimeve intensive, duke u fokusuar në ndershmërinë dhe integritetin akademik. Integrimi i teknologjisë se avancuar për mbikëqyrjen e provimit, duke përfshirë përdorimin e kamerave dhe detektorëve të pajisjeve elektronike, për të zvogëluar mundësinë e kopjimit. Përmirësimi i transparencës dhe publikimi i rregullt i raporteve mbi ndëshkimet për shkeljet e rregullave të provimit. Ligji për Provimin e Maturës duhet të rishikohet për të ashpërsuar masat ndëshkimore ndaj administratoreve dhe personave përgjegjës që përfshihen ne praktika të kopjimit”, ka thënë Kurteshi.

Ky raport synon të ofrojë një vlerësim kritik dhe gjithëpërfshirës të procesit të Provimit të Maturës Shtetërore, duke analizuar efektivitetin, integritetin akademik, dhe sfidat kryesore që ndërlidhen me të gjatë viteve të fundit dhe me fokus në vitin 2024.

Share This:

Tags: ETEA
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

Albina IDRIZI – JETA SI TEATËR I

12 November 2026
Lajme

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, takon kryetaren

11 November 2026
Lajme

Përfaqësuesit e studentëve të UKZ-së kontribuojnë në

11 November 2026
Lajme

UKZ prezanton kontributin e tij në takimin

11 November 2026
TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.