Monday 16 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i Madh” i ansamblit Mirdita

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit nga PS-ja, çështja pritet t’i kalojë votimit të anëtarësisë

Nxënësit e Gjilanit mësojnë si të veprojnë në raste emergjente, aktivitetet vazhdojnë në shkolla

Komunat diskutojnë zbatimin e rekomandimeve të Avokatit të Popullit

Ndërprerja massive në Trafikun ajror në SHBA! Sekretari i transportit sqaron arsyet: Duhen 50 miliardë

“Shfaqja që shkon keq” nga Podujeva shpallet shfaqja më e mirë e Festivalit të 21-të

Dasmat e dikurshme në Malësinë e Bujanocit – një organizim me disiplinë ushtarake

Nga Xhemail Veseli – Dy gjigantë të letrave që nuk u takuan kurrë, ndonëse ishin

Komuna e Vitisë shpërndau 45 spërkatëse për fermerët

Alarm! Pezullohen të gjitha fluturimet në ShBA

 Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, reagon KQZ: Gabim teknik
Lajme

Dyshimet për manipulime në Mitrovicë, reagon KQZ: Gabim teknik

10 November 2025 0 Comment 4 min read

AA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka reaguar pas shqetësimeve lidhur me procesin e verifikimit të rezultateve në Mitrovicë të Jugut, duke bërë të ditur se në disa dengje të fletëvotimeve është konstatuar një gabim teknik në kodin e vendvotimit.

Sipas KQZ, gabimi ka ndodhur gjatë shtypjes dhe është pranuar nga kompania përgjegjëse, e cila ka njoftuar se defekti mund të ketë ardhur nga printeri mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania do të dërgojë një sqarim zyrtar në ditët në vijim.

KQZ ka theksuar se numri i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë dhe se ky gabim nuk ndikon në integritetin e procesit të votimit apo numërimit, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie.

E plotë:

Sqarim nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve

Prishtinë, 10 nëntor 2025 – Pas shqetësimeve të ngritura në opionin lidhur me zhvillimet gjatë procesit të verifikimit të rezultateve në Qendrën Komunale të Numërimit në komunën e Mitrovicës së Jugut, KQZ sqaron:

Bazuar në informatat e pranuara nga Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në Gjakovë dhe Mitrovicë të Jugut, është konstatuar se në disa prej dengjeve të fletëvotimeve ka ndodhur një gabim në shtypjen e njërit prej elementeve të fletëvotimit, konkretisht në kodin e vendvotimit.

Në lidhje me këtë çështje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka komunikuar me kompaninë përgjegjëse për shtypjen e fletëvotimeve, e cila ka pranuar mundësinë që gabimi të ketë ndodhur në printerin mekanik që vulos të dhënat variabile. Kompania ka konfirmuar se në ditët në vijim do të përgatisë sqarim zyrtar lidhur me këtë rast.

Është me rëndësi të theksohet se numri i përgjithshëm i fletëvotimeve të shtypura është evidentuar saktë. Për më tepër, për secilin vendvotim, fletëvotimet e shtypura kanë numra serikë të shënuar në pjesët amë të fletëvotimeve, të cilët përputhen plotësisht me numrin e fletëvotimeve të pranuara dhe të verifikuara deri më tani në Qendrën Komunale të Mitrovicës së Jugut dhe Gjakovës.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve siguron publikun, votuesit dhe të gjithë akterët e përfshirë në procesin zgjedhor se ky gabim teknik nuk ndikon në asnjë mënyrë në integritetin e procesit të votimit apo të numërimit të votave, pasi fletëvotimet përmbajnë elemente të shumta sigurie që garantojnë se ato nuk mund të falsifikohen apo kopjohen.

Share This:

Tags: KQZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte Pamore

“Simfonia e Mbijetesës” – Zeqirja Rexhepi hapi

15 November 2026
Futboll

Shqipëria synon Ligën B, barazimi i mjafton

15 November 2026
Kulturë

Dy vëllimet poetike të Zize Pepshit në

15 November 2026
Arte tjera

Aksidenti tragjik në Shqipëri, vdes “Mjeshtri i

14 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Fillon publikimi i rezultateve të kandidatëve për

8 June 2026

Në platformën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka filluar publikimi i rezultateve të kadidatëve

Lajme

Në këtë link mund ta gjeni qendrën

7 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote se

Lajme

KQZ intensifikon përgatitjet për zgjedhjet e 7

1 June 2026

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vijuar përgatitjet për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, duke

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.