Tuesday 3 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje” – Kërkohet rikthimi i menjëhershëm i ambulancës

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po mbyllet ambulanca në Kishnapolë, është vetëm ndërprerje e

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët, shpërndau 47 mekanizma bujqësorë

Shiroka Pula dhe Kurti bëjnë homazhe në 37-vjetorin e rënies së Afrim Zhitisë dhe Fahri

Filharmonia e Kosovës përmbyll festivalin ReMusica me një koncert të veçantë

Vazhdojnë reagimet për ambulancën në Kishnapolë – Këshilltari i PDK-së Bujar Nevzadi: “Zonja Drejtoreshë, mos

Rreth 4 mijë raste me kancer në Kosovë vetëm gjatë 2025-ës

Spitali i Gjilanit realizon për herë të parë procedurën Cystolithotripsia për trajtimin e gurëve në

Spitali i Gjilanit nis për herë të parë ndërhyrjet për vendosjen e protezave të gjurit

Kryeprokurori i Shtetit takon familjen e të ndjerit Astrit Dehari

 Diskutohet për identifikimin dhe format e luftimit të dukurive negative në shkollat e Gjilanit
Lajme

Diskutohet për identifikimin dhe format e luftimit të dukurive negative në shkollat e Gjilanit

25 February 2023 0 Comment 9 min read

AA

“Identifikimi dhe format e luftimit të dukurive negative në shkollat e Komunës së Gjilanit” ka qenë tema e një tryeze organizuar nga anëtarët e Komitetit Komunal të Arsimit në Gjilan,  e ku janë mbledhur njohës të kësaj fushe, drejtor shkollash, mësimdhënës, psikolog, sociolog, policë, përfaqësues të institucioneve komunale, nxënës e të tjerë.

Ardhmërie Jakupi Musliu, Kryesuese e Komitetit Komunal për Arsim ka thënë se qëllimi i kësaj tryeze është që Komiteti në fjalë të marrë të dhëna, sugjerime e ide nga pjesëmarrësit, që komiteti t’i adresojë në adresa përkatëse, që pastaj të punohet në drejtim të parandalimit të dukurive negative në shkollat tona.

Nga diskutuesit e shumtë u vu në pah prezenca e dukurive negative në shkolla dhe me këtë domosdoshmëria që institucionet përgjegjëse dhe ata që do të marrin përgjegjësi të mobilizohen dhe të gjejnë forma efikase të luftimit të dukurive negative dhe krijimin e një ambienti të shëndetshëm në shkollat e komunës.

E pranishme, ishte edhe nënkryetarja e Komunës së Gjilanit, Leonora Morina Bunjaku, e cila  vuri në pah përkushtimin institucional dhe përkrahjen institucionale të të gjitha mekanizmave që angazhohen në këtë fushë, që të kemi rezultate pozitive, sepse siç u tha, rinia është e ardhmja e vendi, është pjesa më e ndjeshme e shoqërisë, prandaj është  shumë e rëndësishme që të kemi një rini të shëndoshë.

Të rëndësishme këtë tryezë e vlerësoi edhe drejtoresha e Drejtorisë Komunale të Arsimit  në Gjilan, Albana Demiri, e cila foli për angazhimet e drejtorisë për të evidentuar dhe për të ndërmarrë masat e duhura që do të ndikonin në parandalimin dhe luftimin e dukurive negative në shkollat.

Ishin të shumtë që morën fjalën e që kontributi i tyre në këtë tryezë u vlerësua jashtëzakonisht shumë për t’u shndërruar në konkluzione të kësaj tryeze e më pas, i mbetet përgjegjësi e komitetit në fjalë që në cilësinë e organizatorit, t’i shndërrojë ato në rekomandime dhe t’i adresojë në adresat e duhura, për veprim.

Sadete Sadiku nga Policia e Kosovës, Ramadan Dërmaku, Kushtrim Jakupi, Murat Morina, Hysen Kqiku, Rrahim Azemi, Sadete Tërnava, Drita Maliqi, Avdil Islami, Përparim Poroshtica, personalitete të kyçura drejtpërdrejt në arsim, Enis Zuka, psikolog, Mursel Zymberi, nga Qendra për Punë Sociale, Selami Shabani, shëndetësi, Rron Hoxha e Rigë Selimi, nxënës, Muhamet Halili, qytetari aktive,  Faton Milazimi, e Ismajl Kurteshi, kuvendarë, si dhe të tjerë, shpërfaqën mendimet e tyre mbi këtë çështje, por edhe ofruan ide se si do të kontribuohej në këtë drejtim.

U  përmenden si domosdoshmëri, qasja shkencore e kësaj problematike, krijimi i mekanizmave që do të merreshin enkas me këtë çështje, bashkëpunimi  i frytshëm i të gjitha institucioneve që merren me këtë problematikë, domosdoshmëria e funksionimit sa më të mirë të trekëndëshit, mësimdhënës, nxënës, prind,  angazhimi i sa më shumë psikologëve e pedagogëve nëpër shkolla, vetëdijesimi i nxënësve, përmes ligjëratave, shtimi i masave të sigurisë nga ana e institucioneve të arsimit, policisë etj, sa më shumë aktivitete të lira gjithëpërfshirëse të nxënësve, angazhimi i nxënësve në sportin shkollor, në fushën e artit e fusha tjera, pasurimi i shkollave me biblioteka dhe krijim i hapësira tjera për aktivitete të lira të nxënësve, si dhe ide të tjera kreative.

LEXO EDHE:

Lokali 40 metra me qëra, në qendër të Gjilanit, pamja e qytetit si në pëllëmbë dore!

LEXO EDHE:

Xhevda MAAE

Në fund, anëtari i KK-së, Ismajl Kurteshi, duke i vlerësuar jashtëzakonisht shumë të gjitha diskutimet tha se komiteti tani do ti regjistrojë këto si konkluzione të cilat do të shndërrohen në rekomandime dhe do ti adresohen institucioneve përkatëse, duke u nisur nga kryetari  i komunës e tutje, që të vazhdohet me punë, që do të ndikonte në parandalimin e dukurive negative në shkollat tona.  

Nga: /2LONLINE/  

Share This:

Tags: Gjilani Shkolla
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Champions League

​Bayerni i beson talentit kosovar, Erblin Osmani

3 November 2026
Lajme

PDK Gjilan: “Kishnapola meriton kujdes, jo braktisje”

3 November 2026
Lajme

DSHMS Gjilan, Mimoza Kadriu, drejtoreshë: “Nuk po

3 November 2026
Lajme

Komuna e Vitisë vazhdoi mbështetjen për fermerët,

3 November 2026
RELATED Stories for you
Sport

SOT NIS XHIROJA E 11-TË NË ALBI

23 October 2026

Xhiroja e 11-të e Albi Mall Superligës së Kosovës nis sot.E vetmja ndeshje e

Kuriozitete Lajme

MBAHET TAKIMI I ENIGMATËVE TË KOSOVËS NË

22 October 2026

Motto: “Enigmatika na bashkon!” Gjilan, 21 Tetor 2026 – Shoqata e Enigmatëve “Ndre Mjeda”

Futboll Sport Superliga e Kosovës

Gjilani triumfon në derbin ndaj Dritës

24 May 2026

SC Gjilani ka marrë fitore të rëndësishme në derbin e Anamoravës përballë FC Drita,

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.