Bresalci mirëpret Glauk Konjufcën, Alban Hysenin dhe kandidatët e LVV-së
Banorët shprehën mbështetjen e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE! në takimin e mbajtur në këtë lokalitet
Bresalci priti me entuziazëm zëvendëskryeministrin Glauk Konjufca, kryetarin e Gjilanit Alban Hyseni dhe kandidatët për deputetë të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, në një tubim të organizuar me qytetarët e këtij lokaliteti.
Gjatë takimit u diskutua për zhvillimet në vend, projektet e realizuara dhe angazhimet për periudhën e ardhshme. Pjesëmarrësit shprehën mbështetjen e tyre për Lëvizjen VETËVENDOSJE!, duke theksuar besimin në vazhdimin e politikave dhe projekteve në shërbim të qytetarëve.
Përfaqësuesit e LVV-së falënderuan banorët e Bresalcit për mikpritjen dhe përkrahjen, duke theksuar se bashkëpunimi me qytetarët mbetet kyç për zhvillimin dhe avancimin e vendit.
“Bresalci është bashkuar për shtet e për krejt”, ishte mesazhi që u përcoll nga takimi.
