Wednesday 11 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer 387 nxënës dhe 39 mësimdhënës

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të jashtëzakonshme, në rend dite Raporti i Progresit i

Bileta shtesë për ndeshjen Kosovë – Izrael, tifozë mysafirë nuk do të ketë

Vjosa Osmani nderohet me çmimin “Global Diplomacy Award” në Turqi

SHBA harton planin për të izoluar Iranin, çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

 Blinken mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin
Lajme

Blinken mbërrin në Shkup, nuk do të takohet me Lavrovin

30 November 2023 0 Comment 4 min read

AA

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, mbërriti në Shkup të mërkurën mbrëma, ku u takua me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesin e OSBE-së, Bujar Osmani.

Pas takimit me Osmanin, Blinkeni do të marrë pjesë në darkën e punës të organizuar në margjinat e samitit të OSBE-së, i cili fillon më 30 nëntor dhe mbaron më 1 dhjetor. Sipas burimeve diplomatike, Blinkeni do të largohet nga Maqedonia e Veriut pas darkës, ndërsa shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrov, do të arrijë në Shkup më vonë gjatë mbrëmjes së sotme.

Blinken tha se i vjen mirë që Malta është zgjedhur si kryesuese e samitit të radhës të OSBE-së më 2024.

“Ju keni bërë një punë jashtëzakonisht të mirë, keni arritur të zgjeroni misionin e OSBE-së, pavarësisht pengesave të mëdha. Më vjen mirë që Malta do të marrë stafetën. Ne kemi një partneritet strategjik që është vërtet i fokusuar në punën që bëjmë së bashku si aleatë dhe partnerë, por edhe në punën që bëjmë bashkërisht në nivel dypalësh”, tha Blinken.

Në një intervistë të mërkurën për Radion Evropa e Lirë, Osmani i hodhi poshtë vlerësimet se Rusia ka fituar duke votuar që Malta të jetë vendi kryesues i organizatës më 2024, pasi Moska i vuri veto Estonisë, shtet anëtar i NATO-s.

Sekretari amerikan i Shtetit nuk bëri komente tjera rreth takimit të Këshillit të Ministrave të OSBE-së dhe pjesëmarrjen e ministrit të Jashtëm të Rusisë, Sergei Lavrov, në të.

Pjesëmarrja e Lavrovit në këtë takim u mundësua nga Shkupi dhe Sofja që pezulluan përkohësisht sanksionet e vendosura nga Bashkimi Evropian për fluturimet e avionëve rusë për shkak të agresionit rus kundër Ukrainës.

Leja është e përkohshme dhe e vlefshme vetëm për mbledhjen e Këshillit të Ministrave të OSBE-së, apo 3 orë para dhe 72 orë pas datës së caktuar.

Në takimin e OSBE-së do të marrin pjesë 76 delegacione nga 57 shtete anëtare dhe shtete partnere të organizatës.

Por, heqja e ndalesës për diplomatin rus, Sergei Lavrov, bëri që pjesëmarrjen në Këshillin Ministror të OSBE-së ta anulojnë ministrat e jashtëm të Ukrainës, Dmitry Kuleba, dhe të vendeve baltike si Estonia, Letonia dhe Lituania.

Ndërkohë, Blinkeni ka thënë se SHBA-ja e mbështet fuqishëm integrimin euroatlantik dhe punën për forcimin e institucioneve demokratike të Maqedonisë së Veriut.

“Mbështesim fuqimisht punën që po bëni për diversifikimin më të madh të energjisë në rajon dhe më gjerë, e cila do të ketë një ndikim të madh, në të gjithë këtë. SHBA-të mund t’i llogaritni si një partner të fortë dhe për këtë shkak, jam këtu sonte jo vetëm për OSBE-në, por edhe për Maqedoninë e Veriut dhe për të treguar se sa e vlerësojmë partneritetin që kemi”, tha ai./REL

Share This:

Tags: Blinken shkup
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

Stefan Cvajg – „Rrugica në dritën e

10 November 2026
Lajme

Kamenica ndan 15,210 euro për të shpërblyer

10 November 2026
Futboll

Ismajl Rashiti, një nga “vulat identitare” të

10 November 2026
Lajme

Kuvendi i Kosovës nesër në seancë të

10 November 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Protestë në Shkup në mbështetje të ish-krerëve

27 September 2026

Në Sheshin “Skënderbeu” në Shkup ka nisur sot, në orën 14:15, protesta në mbështetje

Lajme Sport

Lajm i hidhur: Shuhet legjenda e gazetarisë

6 May 2026

Sporti shqiptar është në zi. Është ndarë nga jeta në kohën më të mirë

Lajme

OVL-UÇK falënderon qytetarët për pjesëmarrjen në protestën

13 December 2025

Organizata e veteranëve të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës OVL-UÇK, ka

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.