Monday 8 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e Fatjon Bunjakut

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u hapën me vonesë, shkak mungesa e komisionerëve

Në këtë link mund ta gjeni qendrën tuaj të votimit

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u hapën me vonesë, shkak mungesa e komisionerëve

Voton Hamza: Sot vendosim për 4 vitet e ardhshme të Kosovës

Kurti voton në Prishtinë, fton qytetarët të dalin në zgjedhje

Voton Osmani: Kam optimizëm të madh që sot vota e qytetarëve do ta nxjerrë vendin

Afër 60 mijë qytetarë kanë votuar deri në orët e paradites

Futbolli kosovar në zi, FFK shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të Fatjon Bunjakut

Aksidenti fatal i merr jetën Fatjon Bunjakut, ish-reprezentuesit të Kosovës U21

 Akreditohet programi Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universitetin Publik “Kadri Zeka”
Lajme

Akreditohet programi Master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze” në Universitetin Publik “Kadri Zeka”

17 June 2025 0 Comment 3 min read

AA

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka marrë akreditimin zyrtar për programin e ri master “Mësimdhënie e Gjuhës Angleze”, në kuadër të Fakultetit të Edukimit.

Vendimi për akreditim është marrë në mbledhjen e 138-të të Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC).

Ky është programi i parë i këtij lloji në Kosovë dhe vjen si përgjigje ndaj nevojës për kuadro të kualifikuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze. Programi është njëvjeçar, me 60 kredi (ECTS), dhe ofron titullin akademik Master në Mësimdhënie të Gjuhës Angleze (MA).

Programi synon të pajisë studentët me njohuri teorike dhe praktike mbi metodologjitë bashkëkohore të mësimdhënies së gjuhës angleze, të zhvillojë aftësitë e tyre akademike dhe profesionale për të ligjëruar në të gjitha nivelet arsimore, si dhe të integrojë teknologjinë dhe mjetet digjitale në procesin mësimor. Po ashtu, programi përgatit studentët për realizimin e kërkimeve shkencore dhe prezantimin e tyre në kontekste akademike.

Pranimi i studentëve të parë do të realizohet në vitin akademik 2025/26, ndërsa kuota e lejuar është 40 studentë për një vit akademik.

Me këtë rast, Dekani i Fakultetit të Edukimit, Prof. Dr. Merxhan Abdyli, tha se akreditimi i këtij programi master është një arritje e rëndësishme për Fakultetin e Edukimit dhe një mundësi unike për të përgatitur kuadro të kualifikuar në fushën e mësimdhënies së gjuhës angleze, duke plotësuar nevojat bashkëkohore të arsimit në vend dhe më gjerë. Ai ka falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar në hartimin dhe zhvillimin e programit: “Në emër të Fakultetit të Edukimit, falënderoj stafin akademik, administrativ dhe partnerët tanë, të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm bënë të mundur akreditimin e këtij programi unik në Kosovë,” ka thënë Dekani Merxhan Abdyli.

Universiteti Publik “Kadri Zeka” vazhdon të jetë i përkushtuar në ofrimin e programeve cilësore dhe në përgatitjen e kuadrove për tregun vendor dhe ndërkombëtar të punës.

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Lajme

Ismet Munishi shpreh ngushëllime për vdekjen e

7 June 2026
Lajme

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u

7 June 2026
Lajme

Në këtë link mund ta gjeni qendrën

7 June 2026
Lajme

DnV: 1.6 për qind e vendvotimeve u

7 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

UKZ mbajti takimin fillestar për themelimin e

5 June 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt takimi fillestar për nisjen e

Lajme

Konferenca Ndërkombëtare Vjetore – UKZ AC 2026

29 May 2026

Në Universitetin Publik “Kadri Zeka” në Gjilan u mbajt Konferenca e 5-të Shkencore Vjetore,

Lajme

Në UKZ u promovua libri “Epoka e

23 May 2026

Në organizim të Fakultetin e Edukimit të Universitetit Publik “Kadri Zeka” u mbajt promovimi

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.