Alban Hyseni viziton FSK-në në Ditën e Forcës: Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!
Me rastin e Ditës së Forcës, kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke shprehur respekt dhe mirënjohje për pjesëtarët e saj.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, ka vizituar Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), me rastin e 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, për të shprehur respektin dhe mirënjohjen për gratë dhe burrat që i shërbejnë vendit me përkushtim, profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Në një postim, Hyseni ka shprehur krenarinë për pjesëtarët e FSK-së, uniformën që mbajnë dhe dinjitetin me të cilin përfaqësojnë Republikën e Kosovës, duke i cilësuar ata si dëshmi të vullnetit për ndërtimin e një shteti të sigurt, të fortë dhe në shërbim të qytetarëve.

Ai ka theksuar se FSK-ja përfaqëson krenarinë shtetërore, sakrificën dhe përkushtimin ndaj atdheut, ndërsa çdo pjesëtar i saj meriton respekt dhe mirënjohje për shërbimin, disiplinën dhe angazhimin në forcimin e sigurisë dhe të ardhmes së vendit.
Në urimin e tij për këtë ditë, Hyseni ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës, duke vlerësuar punën dhe sakrificën e tyre.
“Urime Dita e Forcës! Krenarë me ju, krenarë me Kosovën!”, ka shkruar Hyseni.
