Muhadin Haziri, këshilltar komunal i LDK-së: Buxheti 2027 – Gjilani ku mbeti?
Këshilltari komunal i LDK-së në Gjilan, Muhadin Haziri, ka ngritur shqetësimin për mospërfshirjen e disa projekteve të rëndësishme infrastrukturore të Gjilanit në planifikimin buxhetor të Qeverisë së Kosovës për vitin 2027.
Sipas Hazirit, në këtë planifikim nuk janë paraparë mjete financiare për tri projekte me rëndësi për qytetin dhe fshatrat e Gjilanit:
- Rruga e Kumanovës, segmentet 7 dhe 8 – 0 euro investime të planifikuara.
- Palestra e Sportit në Zhegër – 0 euro investime.
- Kolektorët dhe impianti i ujërave të zeza – 0 euro investime.

Në anën tjetër, për autostradën Prishtinë–Gjilan–Konçul janë planifikuar 12 milionë euro.

Haziri kërkon sqarime për mospërfshirjen e këtyre projekteve në buxhetin e vitit të ardhshëm, duke rikthyer në vëmendje edhe premtimet e mëhershme për investime në Gjilan.

“Po premtimet për Gjilanin, ku mbetën?”, është pyetja që shoqëron reagimin e tij.
Transparenca në planifikimin e investimeve publike është obligim institucional, ndërsa informimi për projektet dhe destinimin e parasë publike është e drejtë e qytetarëve.
