Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan përfundon edhe me shenjëzimin, parashihet aneks-kontratë për finalizimin e projektit
Rruga “Hamdi Kurteshi” në Gjilan ka marrë pamje të re pas asfaltimit dhe realizimit të shenjëzimit të komunikacionit. Projekti përfshin zgjerimin e rrugës në katër korsi, trotuaret, shtigjet për biçikleta dhe infrastrukturën përcjellëse.
Ndërkohë, përmes një aneks-kontrate për punë shtesë, së fundmi është paraparë edhe një shumë prej 236,583.48 eurosh, me të cilën pritet të finalizohen punimet e mbetura, deri në pranimin përfundimtar teknik të projektit.
Investimi fillestar për zgjerimin e kësaj rruge ishte rreth 2.36 milionë euro


