Drenica pret Dritën, Prishtina udhëton te Vushtrria
Superliga e Kosovës në futboll vazhdon sot me dy ndeshje të tjera në kuadër të xhiros së 13-të, ku në program janë kampioni Drita dhe rivalja e saj për titull, Prishtina.
Vëmendja kryesore do të jetë në Skënderaj, ku Drenica do të përballet me Dritën. Të dyja skuadrat hyjnë në këtë takim pas rezultateve jo të favorshme në xhiron paraprake dhe synojnë rikthimin te fitorja.
Ndërkohë, Prishtina do të jetë mysafire e Vushtrrisë, në një përballje ku bardhëkaltrit synojnë të shfrytëzojnë mundësinë për të marrë pikë të plota dhe për të vazhduar garën në pjesën e epërme të tabelës.

Megjithatë, Vushtrria do të kërkojë të shfrytëzojë faktorin vendas dhe të dëshmojë se mund të jetë kundërshtar i vështirë, pavarësisht rezultateve të fundit.
Të dy takimet e sotme janë paraparë të zhvillohen nga ora 13:00.
