Kryetari Haliti priti kryetarin e Havzës në provincën e Samsunit në Turqi, diskutuan për bashkëpunim dhe mundësinë e binjakëzimit
Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, priti sot në takim kryetarin e Komunës së Havzës, në provincën e Samsunit në Turqi, Murat İkiz, së bashku me delegacionin që e shoqëronte.
Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin ndërmjet dy komunave, shkëmbimin e përvojave në qeverisjen lokale dhe mundësinë e binjakëzimit të Vitisë me Havzën.

Kryetari Haliti falënderoi delegacionin për vizitën dhe interesimin për bashkëpunim, duke theksuar rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve ndërmjet dy komunave dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta në dobi të qytetarëve.


Në përbërje të delegacionit ishin edhe kryetari i Shoqatës Turke për Ballkanin, İzzet Altuntaş, kryetari i Asociacionit të Komunave për provincën e Samsunit, Özgür Atalay, si dhe anëtarë të Kuvendit Komunal të Havzës. Delegacioni shoqërohej nga profesori Jusuf Osmani.
