Wednesday 28 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Apeli e shpall të pafajshëm, Salih Kqiku flet për përballjen me pesë aktakuza

Kori suedez “Motvalls” viziton Universitetin e Prishtinës

Reagimi i gazetarit Asdren Agushi ndaj Kadriut: Burgu i vjetër i Gjilanit është pjesë e

Dr. Ismajl Aliu, kardiologu i parë i Anamoravës dhe një nga figurat e rëndësishme të

Kadriu kundërshton ruajtjen e një pjese të burgut të vjetër në oborrin e objektit të

“Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet vazhdim i protestave deri në plotësim të kërkesave

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III uron presidenten Justina Shiroka-Pula, kujton vizitat në Kosovë

Rama tregon 3 vendimet e reja për studentët

KRYQI I KUQ I KOSOVËS – DEGA NË GJILAN

Pas 37 vitesh në arsim, pensionohet drejtori i shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan, Fadil Shabani

 Dr. Ismajl Aliu, kardiologu i parë i Anamoravës dhe një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë në Gjilan
Lajme

Dr. Ismajl Aliu, kardiologu i parë i Anamoravës dhe një nga figurat e rëndësishme të shëndetësisë në Gjilan

28 October 2026 0 Comment 4 min read

AA

Faqja “Gjilani i Vjetër” ka sjellë në vëmendje figurën e Dr. Ismajl Aliut, mjekut që për më shumë se katër dekada kontribuoi në zhvillimin e shëndetësisë në Gjilan dhe Anamoravë, duke lënë gjurmë në shërbimin shëndetësor, arsim dhe përgatitjen e gjeneratave të reja.

I lindur në vitin 1951, Dr. Aliu përfundoi Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Prishtinës më 1975. Më pas, specializoi në patofiziologjinë e veshkave në Rijekë, më 1980, dhe në kardiologji në Zagreb, më 1984. Studimet e tij akademike i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, ku mori gradën e magjistrit më 2002 dhe doktoroi në shkencat e kardiologjisë më 2005.

Një pjesë e rëndësishme e veprimtarisë së tij lidhet me udhëheqjen e Spitalit të Gjilanit, ku shërbeu si drejtor nga viti 1984 deri më 1989. Gjatë kësaj periudhe, sipas publikimit të faqes “Gjilani i Vjetër”, u themeluan reparte të rëndësishme, përfshirë atë të Akusherisë, Urologjisë dhe Ortopedisë. Në vitin 1985, ai themeloi edhe njësinë e parë koronare në Gjilan.

Karriera e Dr. Aliut u ndërpre në vitin 1989, kur, sipas këtij publikimi, u largua me forcë nga puna në rrethanat e regjimit të asaj kohe. Pas përfundimit të luftës, në vitin 1999, ai u rikthye në shërbim të pacientëve, duke vazhduar veprimtarinë profesionale deri në pensionimin e tij më 2016.

Përveç punës klinike dhe angazhimit në drejtimin e institucioneve shëndetësore, Dr. Ismajl Aliu kontribuoi edhe në fushën akademike, si ligjërues në Universitetin “Kadri Zeka” në Gjilan, ku përcolli njohuritë dhe përvojën e tij te studentët.

Përmes këtij publikimi, “Gjilani i Vjetër” vë në pah kontributin e një mjeku që e lidhi karrierën e tij me zhvillimin e shëndetësisë në Anamoravë, duke e cilësuar atë si një nga figurat që kanë lënë gjurmë në historinë profesionale të qytetit.

Kontributi i profesionistëve si Dr. Ismajl Aliu përbën pjesë të rëndësishme të kujtesës institucionale të Gjilanit dhe të historisë së zhvillimit të shërbimeve shëndetësore në këtë rajon.

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Apeli e shpall të pafajshëm, Salih Kqiku

28 October 2026
Lajme

Kori suedez “Motvalls” viziton Universitetin e Prishtinës

28 October 2026
Lajme

Reagimi i gazetarit Asdren Agushi ndaj Kadriut:

28 October 2026
Lajme

Dr. Ismajl Aliu, kardiologu i parë i

28 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Apeli e shpall të pafajshëm, Salih Kqiku

28 October 2026

Salih Kqiku, ish-drejtor i Prokurimit dhe i Financave në Komunën e Gjilanit, ka bërë

Lajme Opinione

Reagimi i gazetarit Asdren Agushi ndaj Kadriut:

28 October 2026

Gazetari Asdren Agushi ka reaguar ndaj deklarimit të Kushtrim Kadriut, kryetar i Lëvizjes Qytetare

Lajme

“Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet

28 October 2026

Me pankartat “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.