Wednesday 28 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kadriu kundërshton ruajtjen e një pjese të burgut të vjetër në oborrin e objektit të

“Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet vazhdim i protestave deri në plotësim të kërkesave

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III uron presidenten Justina Shiroka-Pula, kujton vizitat në Kosovë

Rama tregon 3 vendimet e reja për studentët

KRYQI I KUQ I KOSOVËS – DEGA NË GJILAN

Pas 37 vitesh në arsim, pensionohet drejtori i shkollës “Nazim Hikmet” në Dobërçan, Fadil Shabani

Nis vendosja e protezave të gjurit në QKUK

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë: Mund të jemi pjesë e qeverisë

Delegacioni i Asamblesë Parlamentare të NATO-s viziton Kosovën

Kamenicë: Nënshkruhet kontrata për asfaltimin e 53 rrugëve lokale

 “Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet vazhdim i protestave deri në plotësim të kërkesave
Lajme

“Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet vazhdim i protestave deri në plotësim të kërkesave

28 October 2026 0 Comment 13 min read

AA

Me pankartat “Gjumi s’ka me iu marrë, flaka ka me iu dalë”, “Heshtja mbron dhunuesin, jo viktimën”, është protestuar në Prishtinë në reagim kundër vrasjes së grave. Protesta u zhvillua pas vrasjes së fundit të një gruaje – Arlinda Zekajt më 25 tetor në Pejë.

Protestuesit fillimisht janë mbledhur në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pastaj kanë marshuar drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial, Këshillit Gjyqësor, Policisë dhe Qeverisë së Kosovës.

Te Ministria e Drejtësisë ata kanë kërkuar dorëheqjen e ministres Donika Gërvalla dhe ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla. 

Ata kanë kërkuar drejtësi për të gjitha viktimat dhe dënime për kryesit e dhunës. 

“Më shumë dënohesh nëse e vjedh një çokollatë në market se sa kur dhunon një grua”, ka thënë një prej organizatoreve të protestës. 

Liridona Sijarina nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist në fjalimin e saj para ndërtesës së Qeverisë ka thënë se protestat do të vazhdojnë çdo ditë derisa të plotësohen kërkesat, e prej kërkesave është shkarkimi i ministres Gërvalla dhe ministrit Sveçla. Po ashtu ndjekje penale ndaj atyre që kanë neglizhuar rastin e Arlinda Zekajt, që u vra nga ish-kunati i saj. 

“Nëse Arlinda ka qenë dëshmore, siç ka thënë Kurti, atëherë ne jemi ushtare që kemi me ja pru fundin kësaj qeverie. Nuk kemi me lënë kurrë pa livrit derisa ky shtet me ia nis me marrë seriozisht jetën e grave e me ja nis me i trajtu si njerëz”, tha Sijarina. 

Para objektit të qeverisë janë ndezur fishekzjarrë ndërsa dyert janë ngjyrosur me ngjyrë të kuqe. Janë vendosur edhe foto të montuara të ministres Gërvalla me sëpatë në dorë. Thirrjet “dorëheqje, dorëheqje” kanë mbizotëruar. 

“Arlinda na ka lënë amanet, e ai amanet është që këta njerëz mos me mujt me bë gjumin rehat”, tha Sijarina. “…Këtij shteti, që po get edhe sipas Kurtit na ka shpall luftë, ne kemi me iu kundërvy. Sonte kemi me iu kundërvy. Është lajmërimi i parë që protestat tona përveç që nuk do të ndalen natë e ditë, ato kanë me u përshkallëzu. Nuk mundemi me prit që si zakonisht ky shtet me na gjuajt hi syve. Me na neutralizu e me na shpartallu, që mos me mujt me u bë 2-3 veta bashkë kur lypet me luftu e me çu zërin për gratë. Na ultimatumin e kemi dhënë, kërkesat i kemi treguar. Çfarë presim sot është me nis me i numëru kërkesat e me i dhënë përgjigje secilës. Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tonë me u trajtu me dinjitet”, tha Sijarina. 

Sijarna ka thënë se do të qëndrojnë e do të vazhdohet të protestohet derisa të plotësohen kërkesat. 

“Na kemi kërkuar jo vetëm shkarkime, por ndjekje penale edhe për krim për kryeprokurore, prokurore, për zyrtarë të QPS-së, për kryegjyqtar, gjyqtar, që e kanë çuar Arlindën në varr. Ndërsa Qeverisë, që i tha Arlindës pas vrasjes se nuk ka ditur ku me lyp ndihmë, i themi që atë ministre e ministrin e Brendshëm duheni me i shkarku ose kemi me ju shti me i shkarku. Protesta jonë vazhdon, nesër, pasnesër…e çdo ditë tjetër derisa ose të na vrasin krejtëve ose të na burgosin krejtëve ose t’i rrëzojmë. Sonte rrimë këtu, e prej këtu ju ftojmë nesër në ora 16:00 në të njëjtin vend e me ardh sa më shumë e më të fortë e më të vendosur. Nuk mundemi me arrit asnjë lloj drejtësie duke i lutur këta qeveritarë”, tha Sijarina. 

E “Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist” ka njoftuar se protesta do të vazhdojë edhe nesër nga ora 16:00. 

“Nesër, në orën 16:00, në sheshin ‘Zahir Pajaziti’, mblidhemi prapë për të kërkuar drejtësinë që Arlinda na e la amanet dhe drejtësi për të gjitha gratë e vrara. Edhe nesër do të dalim rrugëve e do t´i bllokojmë institucionet sepse është momenti i fundit që ky shtet të jap llogari. Dilni nga puna, nga shtëpia e nga klasa e na u bashkoni sërish. Do të vazhdojmë të protestojmë deri kur kërkesat tona të plotësohen. Kërkojmë organizim e solidarizim kombëtar. Për siguri e liri për gratë e gjalla, e drejtësi për gratë e vrara”, ka shkruar “Kolektivi Për Mendim dhe Veprim Feminist”.

 

Share This:

Tags: Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Kadriu kundërshton ruajtjen e një pjese të

28 October 2026
Lajme

“Gjumi s’ka me iu marrë” – paralajmërohet

28 October 2026
Lajme

Mbreti i Mbretërisë së Bashkuar, Charles III

28 October 2026
Lajme

Rama tregon 3 vendimet e reja për

28 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Ndalohen punimet në një objekt ndërtimi në

27 October 2026

Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punimet në një objekt ndërtimi në komunën e

Lajme

UKZ dhe Komuna e Gjilanit diskutojnë për

26 October 2026

Rektorja e Universitetit Publik “Kadri Zeka” në Gjilan, znj. Fitore Malaj, priti në takim

Lajme

POLICIA RAJONALE E GJILANIT KAMPIONE NË VOLEJBOLL

26 October 2026

Rezultate të shkëlqyeshme në lojërat sportive për nder të policëve të rënë në detyrë.

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.