Nxënësit e shkollës “Sadulla Brestovci” vizitojnë atelienë e skulptorit Avni Behluli
Nxënësit e shkollës “Sadulla Brestovci” në Gjilan, të shoqëruar nga pedagogia e artit figurativ, kanë vizituar atelienë e skulptorit Avni Behluli, ku janë njohur nga afër me krijimtarinë dhe procesin artistik të tij.
Gjatë vizitës, nxënësit patën mundësi të shohin nga afër vepra të skulpturës dhe pikturës, si dhe të njihen me botën krijuese të artistit, duke zgjeruar njohuritë dhe përvojën e tyre në fushën e artit figurativ.


Kjo vizitë edukative synon të nxisë kureshtjen, imagjinatën dhe interesimin e nxënësve për artin, duke u ofruar atyre mundësinë që njohuritë e marra në shkollë t’i plotësojnë përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me artistët dhe veprat e tyre.


Shkolla “Sadulla Brestovci”, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka falënderuar profesorin Avni Behluli për mikpritjen dhe mundësinë e ofruar nxënësve për të përjetuar nga afër botën e krijimtarisë artistike.
Të mësojmë, të krijojmë dhe të frymëzohemi përmes artit!
