Ministri Hajrulla Çeku në Gjilan: Takim me prindërit e studentëve të UKZ-së dhe komunave të rajonit
“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm për arsim më cilësor”
GJILAN – Ministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Hajrull Çeku, ka zhvilluar në Gjilan një takim me prindërit e studentëve të Universitetit “Kadri Zeka” dhe me përfaqësues nga komunat e rajonit të Gjilanit.
Takimi është pjesë e ciklit të bashkëbisedimeve që MAShTI po zhvillon në të gjitha rajonet e Kosovës.
Gjatë diskutimeve u trajtuan hapur sfidat e përditshme në shkolla, shqetësimet e prindërve dhe ndryshimet që synohen të sjellen në sistemin arsimor.


Temat kryesore ishin: cilësia e mësimdhënies, tekstet shkollore, siguria në shkolla dhe organizimi i mësimit gjithëditor. Ministri Çeku tha se janë dëgjuar mendime dhe propozime të vlefshme nga prindërit e pranishëm.
“Prindërit janë partnerë të pazëvendësueshëm në përpjekjen tonë për arsim më cilësor” – deklaroi Çeku.
Ai shtoi se në bashkëpunim me Këshillin e Prindërve të Kosovës, këto takime do të vazhdojnë në të gjitha rajonet.
“Duke e bërë bashkëbisedimin me prindërit pjesë të rregullt të punës sonë” – theksoi ministri.


