Sunday 18 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim për dy të pandehur për trafik narkotikësh

Të dielën mot me vranësira dhe intervale me diell, temperaturat shënojnë ngritje

Këshilli i Prindërve i shkollës “Thimi Mitko” miraton planin e veprimit për vitin e ri

Njoftimi i KEDS për fillim të javës së re!

Moti sot, e diel dhe ditëve në vazhdim!

Ministri Hoti nënshkruan vendimin për subvencionimin e familjeve të cenueshme për energji elektrike

Përplasje dhe në Milano, policia përballet me protestuesit

Maturantët e Kamenicës vizitojnë Beratit, Klaiqi: “Përvojë e veçantë për njohjen e historisë”

Gjilan: Dy të mitura zhduken në Livoç të Epërm, familjarët dhe policia në kërkim

Gjilani forcon masat parandaluese kundër fruthit, drejtoresha Kadriu: “Prioritet mbrojtja e çdo fëmije”

 Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim për dy të pandehur për trafik narkotikësh
Lajme

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim për dy të pandehur për trafik narkotikësh

18 October 2026 0 Comment 3 min read

AA

U kapën me 53.2 kg marihuanë në Velekincë. Dyshohet për veprimtari në Kosovë, Shqipëri dhe Serbi

GJILAN, 18 Tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 1 muaji për dy të pandehurit B. A. dhe S. H.

Të dy dyshohen për kryerjen e dy veprave penale të narkotikëve.

Sipas njoftimit të Gjykatës, gjatë periudhës nga shtatori 2026 deri më 16 tetor 2026, në Gjilan dhe në lokacione të ndryshme, të pandehurit dyshohet se kanë vepruar në bashkëpunim.

“Me aktivitet të shtrirë në territorin e Shqipërisë, Kosovës dhe Serbisë, me qëllim të përfitimit të drejtpërdrejtë të dobisë financiare, paautorizim kanë organizuar, drejtuar, blerë, shitur, shpërndarë dhe transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë”, thuhet në njoftim.

Sipas Prokurorisë, i pandehuri B. A. dyshohet se e siguronte narkotikun, ndërsa transportin e kryente i pandehuri S. H.

Aksioni është zhvilluar më 16 tetor gjatë një kontrolli të Policisë së Kosovës në fshatin Velekincë të Komunës së Gjilanit. Në pronën e të pandehurit B. A., në veturën e tij janë gjetur 10 pako me sasi të dyshuar të substancës narkotike të llojit “marihuanë” me peshë totale prej 53.2 kilogramësh.

Me këto veprime të pandehurit dyshohen se kanë kryer veprat penale: “Organizimi, drejtimi apo financimi i trafikimit të narkotikëve” dhe “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve”, të sanksionuara me Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e paraburgimit, pasi masat alternative do të ishin të pamjaftueshme për zhvillimin me sukses të procedurës penale.

Palët kanë të drejtë ankese ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Share This:

Tags: Gjykata Themelore Gjilan
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Arte tjera

Shkruan, MSC Xhemail Veseli – “IDAT E

18 October 2026
Lajme

Gjykata në Gjilan cakton 1 muaj paraburgim

18 October 2026
Futboll

 “Nëse nuk e dërgoj Gjilanin në Evropë,

18 October 2026
Lajme

Të dielën mot me vranësira dhe intervale

18 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Gjykata cakton masën e paraburgimit një muaj

11 October 2026

Gjilan, 11 tetor 2026 – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë

Lajme

GJILAN / MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT TË

8 October 2026

“Të vazhdohet me përkushtim për rritjen e efikasitetit dhe transparencës” GJILAN, 8 Tetor 2026

Lajme

Kryetari Salihu priti në takim gjyqtaren mbikëqyrëse

17 March 2026

Gjilan – 17 mars 2026, – Kryetari i Gjykatës Themelore në Gjilan, z. Venhar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.