GJILAN / MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT TË GJYQTARËVE TË GJYKATËS THEMELORE
“Të vazhdohet me përkushtim për rritjen e efikasitetit dhe transparencës”
GJILAN, 8 Tetor 2026 – Është mbajtur mbledhja e Kolegjiumit të Gjyqtarëve të Gjykatës Themelore në Gjilan dhe mbikëqyrësve të degëve.
Në mbledhje janë shqyrtuar tre raporte kryesore:

- Raporti i performancës për muajin shtator 2026
- Raporti për tremujorin e III-të të vitit 2026
- Raporti nëntëmujor i vitit 2026

Vlerësim për punën e gjyqtarëve
Kryetari i Gjykatës, z. Venhar Salihu, vlerësoi lart angazhimin e gjyqtarëve dhe rezultatet e arritura
gjatë kësaj periudhe. Ai kërkoi që edhe në periudhën në vijim të vazhdohet me përkushtim dhe angazhim të shtuar në trajtimin e lëndëve.

Qëllimi: efikasitet, transparencë dhe llogaridhënie
Sipas kryetarit Salihu, qëllimi është rritja e mëtejshme e efikasitetit, transparencës dhe llogaridhënies në punën e Gjykatës Themelore të Gjilanit.

