“Revolucion në TV: Netflix fiton Kupën e Botës 2030 – 104 ndeshje live, disa falas!”
Shërbimi global i transmetimit Netflix ka blerë të drejtat ekskluzive televizive në Spanjë dhe Andorrë për Kupën e Botës të vitit 2030.
Lajmin e ka raportuar sot agjencia spanjolle EFE.
Çfarë përfshin marrëveshja:
- Të 104 ndeshjet live – Netflix do të transmetojë drejtpërdrejt të gjitha ndeshjet e turneut që mbahet bashkërisht në Spanjë, Portugali dhe Marok.
- Ndeshje falas – Spektatorët në Spanjë nuk do të duhet të paguajnë abonim për të gjitha ndeshjet. Një ndeshje në çdo ditë gare do të jetë në dispozicion falas.
- Paketë speciale – Netflix do të ofrojë edhe një paketë që përfshin të gjitha ndeshjet e Spanjës, gjysmëfinalet dhe finalen, për një televizion kombëtar spanjoll me sinjal të hapur. Emri i televizionit do të njoftohet më vonë.
Vlera e kontratës nuk është bërë e ditur.

“Pak ngjarje i bashkojnë njerëzit si Kupa e Botës”, ka thënë Bela Bajaria, drejtoreshë e përmbajtjes në Netflix.
“Ky do të jetë një edicion shumë i veçantë i turneut”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i FIFA-s, Mattias Grafström.
Kjo është marrëveshja e parë e Netflix për Kupën e Botës për meshkuj, sipas The Athletic.
Netflix tashmë i ka të drejtat për Kupën e Botës për Femra 2027 dhe 2031 në SHBA dhe Kanada.
Kupa e Botës 2030 pritet të jetë historike, me 3 vende pritëse në 2 kontinente.
