Mërgimtari Agon Behluli sjell donacion nga Zvicra për tri shkollat tona në Gjilan
Tri institucione arsimore në Gjilan janë përfituese të një donacioni me inventar dhe pajisje shkollore, të siguruar nga një shkollë në Cyrih të Zvicrës, me kontributin e bashkatdhetarit Agon Behluli, i cili është lindur dhe rritur në Zvicër.
Donacioni përfshin banka dhe karrige shkollore, kompjuterë, printerë dhe pajisje të tjera të nevojshme për përmirësimin e kushteve të punës dhe të mësimit.

Nga ky donacion kanë përfituar: Gjimnazi shoqëror “Zenel Hajdini”; IAAP “Marin Barleti”; ShFMU “Selami Hallaçi”.

Edhe kësaj radhe, bashkatdhetarët tanë dëshmojnë se lidhja me vendlindjen dhe kujdesi për të ardhmen e fëmijëve tanë mbeten të forta. Kontributi i tyre është një mbështetje shumë e rëndësishme për shkollat tona dhe një tjetër dëshmi e solidaritetit që na bashkon, pavarësisht largësisë.
Drejtoria Komunale e Arsimit në Gjilan e vlerëson këtë kontribut dhe falënderon z.Agon Behluli për mbështetjen e dhënë, e cila dëshmon rëndësinë e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërmjet diasporës dhe vendlindjes.
