Thursday 8 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

FSK zë vendin e dytë në garën “Ushtari më i mirë” në ShBA

UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026

PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË SË ARSIMIT PAS AKTAKUAVE

Aksion masiv i EUROPOL në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, rreth 50 persona të arrestuar

Gjendet i vdekur në Liqenin e Livoçit 75-vjeçari që po kërkohej prej dy ditësh

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik pjesë e “Anamorava Economic Forum 2026”

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave

GJILAN / MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT TË GJYQTARËVE TË GJYKATËS THEMELORE

Shiroka-Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz, te varret e Rugovës dhe Demaçit

 UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026
Lajme

UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026

8 October 2026 0 Comment 8 min read

AA

Oda Ekonomike e Ekosoves dhe Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan organizuan Forumin Ekonomik të Anamoravës 2026, në të cilin morën pjesë përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës, komunave të anamoravës, biznesit, diasporës dhe organizatave ndërkombëtare.

Në forum, Rektorja e UKZ-së, znj. Fitore Malaj, theksoi se zhvillimi ekonomik nuk përcaktohet vetëm nga pasuritë natyrore, por mbi të gjitha nga njerëzit, dija, arsimi, aftësitë, puna dhe inovacioni.

Ajo vuri në pah rëndësinë e lidhjes së potencialit njerëzor me mundësitë ekonomike të rajonit dhe theksoi se bashkëpunimi ndërmjet universitetit, komunave dhe biznesit është thelbësor për krijimin e një baze të qëndrueshme zhvillimore.

“Kosova ka burime natyrore, por ka edhe një popullatë të re, njerëz të arsimuar dhe profesionistë me potencial të madh. Nëse këto dy anë lidhen mirë mes vete, atëherë kemi një bazë shumë të mirë për zhvillim. Për këtë arsye, bashkëpunimi mes Universitetit, Komunës dhe Biznesit është shumë i rëndësishëm”, u shpreh Rektorja Malaj.

Ajo theksoi se për të tërhequr investime nuk mjafton vetëm të evidentohen nevojat, por duhet të dokumentohen dhe prezantohen qartë mundësitë reale që ofron rajoni.

“Duhet të jemi në gjendje të themi: këtu ka treg, ka njerëz, ka dije, ka mundësi dhe ka potencial për rritje. Kur interesi i rajonit për zhvillim përputhet me interesin e biznesit për fitim dhe rritje, atëherë krijojmë bazën për investime të rëndësishme.”

Në këtë kontekst, Rektorja Malaj foli edhe për rolin e diasporës së Anamoravës, duke theksuar se ajo duhet parë jo vetëm si burim i remitencave, por si partner për investime, dije, teknologji dhe lidhje me tregjet evropiane.

Rektorja Malaj theksoi se Universiteti Publik “Kadri Zeka” e sheh veten si një urë lidhëse ndërmjet dijes, studentëve, komunitetit dhe sektorit ekonomik.

“Nëse universiteti, komuniteti dhe bizneset punojnë bashkë dhe nëse në këtë bashkëpunim përfshihet edhe diaspora, mund të krijojmë më shumë investime, më shumë mundësi për bizneset dhe më shumë perspektivë për të rinjtë. Qëllimi duhet të jetë që Anamorava të mos shihet vetëm si një rajon që kërkon investime, por si një rajon që ofron mundësi reale për investitorët,” tha ndër tjersha Rektorja znj. Fitore Malaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, tha se Kosova dhe Anamorava kanë potencial për investime në prodhim e përpunim, agrobiznes, turizëm, energji dhe sektorë të tjerë.

Ai theksoi rëndësinë e partneriteteve ndërmjet sektorit publik, biznesit dhe diasporës për krijimin e vendeve të reja të punës.

Ndërkaq, Drejtues të Ministrive përkatëse në Qeverinë e Republikës së Kosovës, thanë se zhvillimi rajonal fillon nga rajoni, duke vlerësuar potencialin e Anamoravës dhe rolin e investimeve në infrastrukturë dhe zhvillimin e bizneseve.

Ata veçuan Universitetin Publik “Kadri Zeka” dhe studentët e tij si burim të rëndësishëm të kapitalit njerëzor dhe si urë lidhëse ndërmjet arsimit dhe sektorit ekonomik.

Në forum morën pjesë edhe nënkryetari i Komunës së Gjilanit, Arianit Sadiku, kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, dhe kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, të cilët prezantuan potencialet dhe mundësitë për investime në komunat përkatëse.

Dekani i Fakultetit Ekonomik të UKZ-së, z. Xhevat Sopi, prezantoi potencialin dhe mundësitë për investime në Rajonin e Anamoravës.

Pas fjalimeve, u zhvillua paneli diskutues për zhvillimin ekonomik të rajonit, i kryesuar nga Prorektori për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, në UKZ z. Nexhat Shkodra, ku u diskutua për sektorët me potencial, projektet konkrete, mundësitë për investime dhe bashkëpunimin me bizneset dhe diasporën.

Forumi u përmbyll me takime B2B ndërmjet studentëve të UKZ-së, bizneseve, diasporës,

institucioneve dhe komunave, me synim krijimin e partneriteteve dhe mundësive të reja për punë dhe investime.

Aktiviteti u organizua në kuadër të projektit HOME – Mundësi Holistike për Angazhimin e Migrantëve dhe Diasporës, nga Caritas Zvicër dhe me financim të Qeverisë së Principatës së Lihtenshtajnit, si dhe me sponsorizimin e Vali Ranch Resort dhe PriBank

Share This:

Tags: UKZ
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

FSK zë vendin e dytë në garën

8 October 2026
Lajme

UKZ dhe OEK organizuan Forumin Ekonomik të

8 October 2026
Lajme

PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË

8 October 2026
Lajme

Aksion masiv i EUROPOL në disa shtete

8 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

U mbajt takim informues me studentët e

6 October 2026

Fakulteti i Shkencave Kompjuterike organizoi takim orientues me studentët e vitit të parë, me

Lajme

UKZ mirëpriti studentët në fillimin e Vitit

1 October 2026

Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan hapi sot zyrtarisht Vitin e Ri Akademik 2026/2027,

Lajme

UKZ organizon pritjen solemne të studentëve për

30 September 2026

GJILAN, 29 Shtator 2026 – Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan do të organizojë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.