Thursday 8 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË SË ARSIMIT PAS AKTAKUAVE

Aksion masiv i EUROPOL në disa shtete të Ballkanit Perëndimor, rreth 50 persona të arrestuar

Gjendet i vdekur në Liqenin e Livoçit 75-vjeçari që po kërkohej prej dy ditësh

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik pjesë e “Anamorava Economic Forum 2026”

Shqipëria ngjitet në renditjen e FIFA-s, Kosova shënon pozicionimin më të mirë në histori

Publicisti Ismet Rashiti dhuroi 110 ekzemplarë të librit “Revolta e Syzifit” për bibliotekat e shkollave

GJILAN / MBAHET MBLEDHJA E KOLEGJIUMIT TË GJYQTARËVE TË GJYKATËS THEMELORE

Shiroka-Pula nis detyrën me homazhe në Prekaz, te varret e Rugovës dhe Demaçit

Presidenca del me detaje: Çka biseduan Shiroka-Pula e Kurti në takim?

NPL TREGU SH.A. – Përkushtim dhe mbështetje për punëtorët tanë

 PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË SË ARSIMIT PAS AKTAKUAVE
Lajme

PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË SË ARSIMIT PAS AKTAKUAVE

8 October 2026 0 Comment 3 min read

AA

“Vendimi është marrë në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë”.

PRISHTINË, 8 Tetor 2026 – Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka pezulluar nga puna shtatë zyrtarë të saj, pas njoftimeve zyrtare nga organet e prokurorisë se ndaj tyre janë ngritur aktakuza.

Sipas burimeve nga MAShTI, vendimi është marrë menjëherë pas pranimit të njoftimeve zyrtare nga prokuroritë.

Arsyeja e pezullimit

5 zyrtarë janë pezulluar pasi Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë më datë 31.12.2025 për dyshime për dallavere në procedurat e tenderimit të Ministrisë së Arsimit.

Të akuzuarit në këtë rast janë: Fadile Dyla, Xhemajl Buzuku, Fehmi Zylfiu, Naim Demiri dhe Arberita Mehmetaj.

Ndërsa 2 zyrtarë të tjerë, Bukurije Borovci dhe Nerxhivane Sejdiu, janë pezulluar pasi ndaj tyre është ngritur aktakuzë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një rast tjetër.

Sipas njoftimit të MAShTI-së:
“Në bazë të Ligjit për Zyrtarët Publikë, të gjithë këta zyrtarë publikë janë pezulluar nga puna deri në përfundimin e procedurës penale.”

Reagimet

Njëri nga zyrtarët e pezulluar, Xhemajl Buzuku, ka konfirmuar se ka pranuar vendimin e pezullimit sot më 08.10.2026. Ai ka thënë se pezullimi është me 50% të pagës.

Ndërkohë, Ministria e Arsimit ka reaguar edhe për raportimet se ka pasur bastisje dhe arrestime në ambientet e saj. Sipas reagimit të MAShTI-së, Policia e Kosovës ka konfirmuar zyrtarisht se nuk ka pasur asnjë bastisje në Ministri.

“MAShTI sqaron se ka marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës se ky informacion është i pavërtetë dhe se në ambientet e saj nuk ka pasur bastisje” – thuhet në reagimin e Ministrisë.

Ministria ka kërkuar nga mediat që kanë raportuar për bastisje ta tërheqin lajmin.

Share This:

Tags: MASHTI
Previous post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

PRISHTINË / PEZULLOHEN 7 ZYRTARË TË MINISTRISË

8 October 2026
Lajme

Aksion masiv i EUROPOL në disa shtete

8 October 2026
Lajme

Gjendet i vdekur në Liqenin e Livoçit

8 October 2026
Lajme

Drejtoria për Zhvillim Ekonomik pjesë e “Anamorava

8 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenica pjesë e ceremonisë së organizuar për

9 March 2026

Mësimdhënësja e ShFMU “Asllan Thaqi” nga Karaçeva, Rabije Idrizi, ka përfaqësuar Komunën e Kamenicës

Ciceroni Featured Lajme Librari

Incidenti fizik në shkollën “Pavarësia”, reagon ministrja

10 February 2026

Një ditë më parë u publikua në media një video të një incidenti fizik

Ciceroni Featured Kuriozitete Lajme Librari

MASHTI merr vendim për rishikim kurrikulash për

28 January 2026

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka marrë vendim për të rishikuar kurrikulat

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.