Thursday 6 November 2025
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë të 18 komunave

Kur mund të thirret seanca për votimin e Glauk Konjufcës, flasin nga KDI-ja

Parashikimi i motit për të enjten, 06 nëntor 2025

Elon Musk: Nuk do ketë më celularë! Brenda 5 vitesh, smartphone-t do t’i zëvendësojë Inteligjenca

Ndryshime në qeverinë ”Rama 4” dhe në Prefekturat e vendit

Tragjedi në Tetovë: Gjendet e vdekur një 25-vjeçare nga Kosova

Takime të ngjeshura në aktivitetet ditore të Alban Hysenit, kandidat i LVV-së për kryetar të

Hyseni: Kemi në plan shumë aktivitete dhe nisma të reja për mërgatën

UKZ qendër e shkëmbimit arsimor Kosovë–Zvicër gjatë Javës së Studimit për mësuesit nga PH Zug

Dy lojtarë të FC Drita ftohen në kombëtare! – Shtyhet ndeshja Drita – Prishtina, e

 Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet President i Gjermanisë.
Lajme

Frank-Walter Steinmeier rizgjidhet President i Gjermanisë.

13 February 2022 0 Comment 5 min read

AA

Gjermania zgjodhi sot kreun e ri të shtetit. Presidenti aktual, Frank-Walter Steinmeier u rizgjodh në këtë post për një mandat të dytë. Në detyrën më të lartë shtetërore ai u zgjodh për herë të parë në vitin 2017.E para që e uroi ishte ish-kancelarja Angela Merkel. Në fjalën e tij ai paralajmëroi Rusinë.

Asambleja Federale rizgjodhi sot në Berlin Frank-Walter Steinmeier si President Federal të Gjermanisë. Ky është mandati i dytë për Steinmeierin. Atë e propozuan për mandatin e ri partitë qeveritare SPD, të Gjelbrit dhe FDP, si dhe opozita CDU/CSU. Së bashku, ato kishin një shumicë të madhe në Asamblenë Federale.

Frank Walter Steinmeier u zgjodh në këtë post me 1045 vota. Nga 1437 vota të dhëna, 1425 qenë të vlefshme, 12 të pavlefshme, 86 abstenime.

Steinmeieri e pranoi zgjedhjen dhe falenderoi. Ai shprehu respektin për bashkëkandiduesit për postin e Presidentit Federal. Ai tha se do të jetë President mbipartiak, por jo neutral, kur është fjala për demokracinë. Ai që angazhohet për demokracinë, më ka në anën e tij, ai që është kundër saj, më ka kundër, tha ai.

Steinmeieri tha se mund të diskutohet shumë për shkaqet e ftohjes midis Rusisë dhe Perëndimit. Por, shtoi ai, “ne jemi në mes të një rreziku të një lufte dhe për këtë Rusia mban përgjegjësi”. Presidenti gjerman tha se marshimi i trupave ruse është një kërcënim për Ukrainën. Asnjë vend i botës nuk ka të drejtë të shkatërrojë të drejtën e një vendi për të jetuar në paqe.

Mos e nënvlerësoni forcën e demokracisë, tha Steinmeier në adresë të Presidentit Putin. Në adresë të lituanezëve, polakëve, sllovakëve, rumunëve Presidenti gjerman tha se “mund të mbështeni te ne, ne jemi pjese e NATOS pa asnjë dykuptueshmeri ne deklarohemi në mbështetje të detyrimeve në këtë aleancë”.

Steinmeieri tha do të punonte për të kapërcyer plagët në shoqëri, të shkaktuara nga pandemia e koronavirusit. Ai tha se do të debatojë, por vija e kuqe janë urrejtja dhe dhuna.

Kundër Steinmeierit konkuruan për Të Majtën Gerhard Trabert, i cili mori 96 vota, ekonomisti Max Otte, anëtar i CDU-së, për AfD-në, që mori 140 vota. Zgjedhësit e Lirë (Freie Wähler) dërguan në garë fizikanen Stefanie Gebauer, e cila mori 58 vota. 

Në fjalën e saj të hapjes, Presidentja e Bundestagut, Bärbel Bas tha, duke iu referuar pandemisë së koronas, se kjo Asamble Federale tregoi se shteti gjerman mund të funksionojë edhe në kushte të vështira. Ajo dëshiron nga shoqëria një sjellje me respekt për njëri-tjetrin. Të gjithë duhet të luajnë sipas rregullave të lojës, të gjithë kanë të drejtë të mendojnë se masat e koronas janë shumë të ashpra. Por ai që nuk respekton ligjin e shkel atë. Shumica nuk ka automatikisht të drejtë, por as pakica. “Ne duhet të lejojmë një garë argumentesh, demokracia jeton nga qëndrimi i hapur,” tha Bas. 

Kreu i shtetit gjerman nuk zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, por nga Asambleja Federale. Asambleja Federale është organi më i madh parlamentar në Gjermani, misioni i vetëm i të cilit është të zgjedhë kreun e shtetit çdo pesë vjet. Ajo përbëhet nga deputetë të Bundestagut gjerman dhe një numër i barabartë njerëzish të dërguar nga 16 parlamentet rajonale. Duke qenë se Bundestagu aktualisht ka 736 deputetë, Asambleja Federale pati këtë herë 1472 votues – një numër i paarritur më parë.https://www.facebook.com/dw.shqip/

Share This:

Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Futboll

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025
Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025
Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025
Arte Pamore

U hap ekspozita personale “Retrospektivë” e Isa

6 November 2025
RELATED Stories for you
Futboll Sport

Dita e Ndeshjes: Drita luan në Irlandë

6 November 2025

Drita do të vazhdoj me ndeshjet evropiane dhe sot (e enjte) do të ketë

Lajme

Kështu duken fletëvotimet e balotazhit për kryetarë

6 November 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar fletëvotimet të cilat do të shpërndahen në vendvotime,

Lajme

Kur mund të thirret seanca për votimin

6 November 2025

Vullnet Bugaqku,nga KDI,  ka deklaruar se seanca për votimin e Glauk Konjufcës si mandatar

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2025. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.