Tuesday 6 October 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i VV-së

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen drejt Kuvendit

GJILAN / SEBASTIAN SINANI FITON ÇMIMIN “BRAND AMBASSADOR” NË GALAN E WIZY AWARD NË ROMË

Përfundon takimi Kurti-Hamza

GJILAN / ALBAN SHAHIQI EMËROHET USHTRUES I DETYRËS SË DREJTORIT TË TEATRIT TË QYTETIT

Protestuesit para Kuvendit: S’largohemi pa e votuar Ligjin për Specialen edhe në lexim të dytë

Kuvendi miraton në lexim të parë Projektligjin për Specialen

Kamberi: “Koalicioni Shqiptar” dorëzoi listën për zgjedhjet në Serbi

Liburn Aliu: Prokuroria Speciale pushoi hetimet ndaj meje, e vërteta doli në shesh

Ndërroi jetë Hysnije Geci Demi, Ndër gratë e para të Anamoravës që u shkollua dhe

 Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi
Lajme

Mbahet mbledhje solemne në nderim të Heroit Kombëtar Metush Krasniqi

19 August 2026 0 Comment 5 min read

AA

Kuvendi Komunal ka mbajtur mbledhje solemne me rastin e 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi.

Në nderim të figurës dhe veprës së Heroit Kombëtar Metush Krasniqi në këtë mbledhje solemne ishin të pranishëm Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, Kryetari i Komunës, Kadri Rahimaj, Nënkryetarja Arta Bajralija, asamblistët komunalë, drejtorët e drejtorive komunale, Komandanti i Stacionit Policor në Kamenicë, Basri Shkodra, përfaqësues të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), përfaqësues të institucioneve publike, familjarë, bashkëpunëtorë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë.

Kryesuesja e Kuvendit Komunal, Arbnore Beqiraj-Fera, në fjalën e saj tha se është nder dhe kënaqësi që në emër të Komunës së Kamenicës të mirëpresë të pranishmit në këtë seancë solemne, kushtuar 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi.

“Sot jemi mbledhur për të nderuar kujtimin, jetën dhe veprën e një figure të rëndësishme të historisë sonë kombëtare, Metush Krasniqit. Në këtë përvjetor të veçantë, kujtojmë me respekt të thellë kontributin e tij dhe sakrificën e tij për çështjen kombëtare. Në emër të Kuvendit Komunal të Kamenicës, ju falënderoj të gjithëve për pjesëmarrjen në këtë seancë solemne dhe për nderimin që po i bëjmë së bashku figurës së Heroit Kombëtar, Metush Krasniqi”, ka thënë Kryesuesja Beqiraj-Fera.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, në fjalën e tij para të pranishmëve, tha se 100-vjetori i lindjes së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi është një moment i rëndësishëm për të kujtuar dhe nderuar një prej figurave më të shquara të Kamenicës dhe të historisë kombëtare shqiptare.

“Jemi mbledhur sot për të nderuar dhe kujtuar një prej bijve më të shquar të Kamenicës dhe të historisë sonë kombëtare, Heroit të Kombit, Metush Krasniqi. Sot, në 100-vjetorin e lindjes së tij kujtojmë një njeri që jetën e tij ia kushtoi një ideali më të madh se vetja: lirisë, dinjitetit dhe të drejtave të popullit shqiptar të Kosovës. Metush Krasniqi nuk zgjodhi rrugën e heshtjes. Ai zgjodhi të fliste kur të tjerët detyroheshin të heshtnin, të organizohej kur organizimi konsiderohej rrezik dhe të qëndronte kur përballë tij qëndronte një sistem represiv. Ai e dinte se një ditë mund të mos e shihte vetë Kosovën e lirë, por besonte se detyra e tij ishte të mbillte farën e lirisë për brezat që do të vinin pas tij”, ka thënë Kryetari Rahimaj.

Ndër të tjera i pari i komunës tha se kujtimi për Metush Krasniqin duhet të jetë pjesë e përhershme e kujtesës sonë kolektive dhe se brezat e rinj duhet ta njohin veprën dhe sakrificën e tij.

“Sot, kur e shohim Kosovën si Republikë të pavarur dhe flamurin tonë të valëvitet lirshëm, duhet ta kuptojmë se kjo e ardhme është ndërtuar nga shumë breza. Njëri prej tyre ishte brezi i Metush Krasniqit. Prandaj, ta kujtosh Metush Krasniqin do të thotë të kujtosh një pjesë të rëndësishme të historisë së rezistencës politike shqiptare në Kosovë. Në 100-vjetorin e lindjes së tij, përulemi me respekt para veprës së Heroit të Kombit, Metush Krasniqi. Para një veprimtari që nuk u pajtua me padrejtësinë. Para një patrioti që e vuri idealin mbi rehatinë personale. Sot, një shekull pas lindjes së tij, detyra jonë është jo vetëm ta kujtojmë, por edhe t’ua përcjellim brezave të rinj historinë dhe vlerat për të cilat ai qëndroi. Sepse liria ka një histori. Dinjiteti ka një çmim. Dhe e ardhmja ndërtohet mbi kujtesën dhe sakrificën e atyre që punuan për të. Lavdi e përjetshme Heroit të Kombit, Metush Krasniqi”, tha Kryetari Rahimaj.

Mbledhja solemne u zhvillua në kuadër të aktiviteteve të organizuara për shënimin e 100-vjetorit të lindjes së Heroit Kombëtar Metush Krasniqi, me qëllim të nderimit të figurës së tij dhe të promovimit të trashëgimisë historike e kombëtare që ai përfaqëson.

Share This:

Tags: Kamenica
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Kulturë

GJILAN / ANROPOLOGEN AMERIKANE JANET REINECK VIZITON

5 October 2026
Futboll

Bosnja mposht Poloninë me penallti, Franca fiton

5 October 2026
Lajme

Incidenti para Kuvendit, reagon Fahrush Rexhepi i

5 October 2026
Lajme

Nis të qetësohet situata, forcat policore tërhiqen

5 October 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kryetari Rahimaj nënshkruan Memorandum Bashkëpunimi me AIP,

30 September 2026

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj, ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Agjencinë për

Lajme

KAMENICA INVESTON 120 MIJË EURO NË NDRIÇIMIN

29 September 2026

KAMENICË, 29 Shtator 2026 – Komuna e Kamenicës ka nisur punimet për rregullimin dhe

Kulturë Letërsi

Biblioteka e Qytetit “Drita” pasurohet me 92

29 September 2026

Biblioteka e Qytetit “Drita” është pasuruar me 92 tituj të rinj shkencorë donacion nga

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.