Tuesday 10 November 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Parashikimi i motit për të martën, 10. 11. 2026

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin e Ditës Botërore të Diabetit

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë fanellën e “Dardanëve”

Sokol Haliti viziton vendbanimin arbëresh në Kalabri të Italisë

Selver Xhelili finalizon pas 18 muajsh një synim të kahershëm, bëhet pronar i hotelit në

Tragjedi në Kretë: 12 emigrantë humbin jetën, 105 të tjerë shpëtohen

Greva e punëtorëve të Infrakosit ndal qarkullimin e trenave në Kosovë

OJQ LIZA-R mirëpret një delegacion të lartë ushtarak nga Turqia

FFK organizon kursin e radhës për Licencën UEFA GK B për trajnerë

Hakerët vjedhin të dhënat: Zbulohet numri i rusëve të vrarë në luftën në Ukrainë

 Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale të Festivalit Ndërkombëtar “Ezerski Biseri 2026” në Strugë
Kulturë Muzikë

Arta Haziri përfaqëson Kosovën në jurinë profesionale të Festivalit Ndërkombëtar “Ezerski Biseri 2026” në Strugë

10 August 2026 0 Comment 4 min read

AA

STRUGË – Arta Haziri, drejtoreshë e Festivalit Ndërkombëtar për Fëmijë “Mollëkuqet” në Gjilan, ka përfaqësuar Republikën e Kosovës si anëtare e Panelit Profesional të Jurisë në Festivalin Ndërkombëtar “Ezerski Biseri 2026”, që u mbajt në Strugë.

Pjesëmarrja e Hazirit në jurinë profesionale e ka vendosur Kosovën në një tryezë ndërkombëtare të vlerësimit artistik, ku ishin të përfaqësuara profesioniste të muzikës dhe artit nga Izraeli, Qiproja, Polonia, Estonia, Bullgaria, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

Për Hazirin, kjo ishte një mundësi e veçantë për shkëmbim profesional dhe kulturor, por edhe një dëshmi se arti dhe muzika mund të krijojnë ura mes vendeve dhe kulturave.

“Arti dhe muzika nuk njohin kufij, por krijojnë ura të fuqishme mes kulturave, vendeve dhe njerëzve”, ka theksuar Haziri, duke e vlerësuar si të veçantë përvojën e saj në këtë festival ndërkombëtar.

Në edicionin e sivjetmë të “Ezerski Biseri”, Kosovën e përfaqësoi edhe konkurrentja Tiara Hajdari, e cila arriti të fitojë vendin e dytë në kategorinë e saj.

Haziri e ka përgëzuar Hajdarin për këtë rezultat, duke i uruar suksese të mëtejshme në rrugëtimin e saj artistik.

Në vlerësimin e saj për festivalin, Haziri ka veçuar transparencën, korrektësinë dhe profesionalizmin gjatë procesit të vlerësimit të jurisë, duke e cilësuar atmosferën e krijuar si të denjë, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë pjesëmarrësit.

Ajo ka falënderuar organizatorët për ftesën dhe besimin, ndërsa një përgëzim të veçantë ia ka adresuar drejtorit të festivalit, Marianit, për organizimin dhe profesionalizmin e treguar.

Pjesëmarrja e Arta Hazirit në jurinë profesionale të “Ezerski Biseri 2026” vjen edhe si një tjetër dëshmi e angazhimit të saj në jetën kulturore dhe muzikore përtej Kosovës, duke e lidhur përvojën e Festivalit “Mollëkuqet” me skenën ndërkombëtare të festivaleve për fëmijë dhe të rinj.

Nga Struga, mes muzikës, talenteve të reja dhe përfaqësimit ndërkombëtar, Kosova u kthye edhe me një çmim – vendin e dytë të Tiara Hajdarit.

Share This:

Tags: Arta Haziri Nuhiu
Previous post
Next post
Vali Ranch Resort
Exkluzive! – Restaurant Accorn – Makresh – Gjilan
Më të Rejat
Lajme

Parashikimi i motit për të martën, 10.

10 November 2026
Lajme

Karvani Shëndetësor “PërSHËNDETje” në Gjilan me rastin

10 November 2026
Futboll

Presidentja e Kosovës viziton kombëtaren, merr dhuratë

9 November 2026
Futboll

Ivan Balliu i jep fund karrierës me

9 November 2026
RELATED Stories for you
Muzikë

Arta Haziri-Nuhiu përfaqëson Kosovën në Festivalin WAF

13 January 2025

Arta Haziri-Nuhiu nga Gjilani, drejtoreshë e Qendrës Kulturore Artistike “Mollëkuqet”, ishte pjesë e jurisë

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Impressum

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.