Sonte spektakël: Anglia apo Argjentina, kush do të sfidojë Spanjën në finale?
Anglia dhe Argjentina përballen sonte në gjysmëfinalen e dytë të Botërorit 2026, në një duel që premton emocione të mëdha dhe do të përcaktojë kundërshtaren e Spanjës në finalen e 19 korrikut.
Ky është një nga rivalitetet më të mëdha në historinë e Kupës së Botës. Përballjet mes dy kombëtareve kanë prodhuar momente të paharrueshme, nga “Dora e Zotit” dhe goli legjendar i Maradonës në Meksikë 1986, deri te eliminimi i Anglisë me penallti në Francë 1998.

Anglia synon finalen e saj të dytë në histori dhe trofeun e parë botëror pas vitit 1966, ndërsa Argjentina kërkon të mbrojë titullin dhe të arrijë një triumf të dytë radhazi.

Fituesja do të përballet me Spanjën në finalen e madhe në New York, ndërsa humbësja do të luajë me Francën për vendin e tretë.
Sa u përket formacioneve, Anglia pritet të vazhdojë me dyshen Konsa-Guehi në qendër të mbrojtjes, pasi Quansah mbetet jashtë. Te Argjentina, pas golit vendimtar ndaj Zvicrës, Julian Alvarez është favorit për të nisur në sulm përkrah Lionel Messit, ndërsa Lautaro Martinez mund ta nisë ndeshjen nga stoli.
