Arrestohet i dyshuari për grabitje në tentativë në një argjendari në Gjilan
GJILAN, 13 Korrik 2026 – Policia e Kosovës ka arrestuar një të ri të dyshuar për grabitje në tentativë në një lokal argjendarie në Gjilan.
Lajmin për TV Gjilani e ka konfirnuar zëdhënësi i Policisë Rajonale, toger Ismet Hashani.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operative, hetuesit e Stacionit Policor në Gjilan kanë identifikuar dhe arrestuar sot rreth orës 14:09 një shtetas të Kosovës, i lindur në vitin 2007.

Gjatë arrestimit, policia ka sekuestruar një revole dhe motoçikletën që dyshohet se është përdorur në kryerjen e veprës.
I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të Prokurorit të Shtetit është ndaluar për 48 orë për veprën penale Grabitje në tentativë. Rasti është duke u hetuar.
