Zvicra eliminon Algjerinë dhe siguron kualifikimin në 1/8 e finales
Zvicra vazhdoi rrugëtimin e saj në Kupën e Botës 2026, pasi mposhti Algjerinë me rezultat 2:0 në ndeshjen e fazës së 1/16 së finales të zhvilluar në Vancouver.
Golin e parë e realizoi Breel Embolo në minutën e 10-të, pas një aksioni të shkëlqyer të talentit të ri Johan Manzambi. Vetëm një minutë pas fillimit të pjesës së dytë, Dan Ndoye vulosi fitoren 2:0, duke përfituar nga një gabim në mbrojtjen algjeriane.
Skuadra e drejtuar nga Murat Yakin dominoi pjesën më të madhe të takimit dhe siguroi kualifikimin në 1/8 e finales, ku do të përballet me fituesin e duelit mes Kolumbisë dhe Ganës.
