Thursday 18 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere të gjatë në arsim

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Programi “Shkenca Kompjuterike, BSc” riakreditohet për periudhën pesëvjeçare

Kandidatja për anëtare të KGJK-së, Gentiana Haziri, merr 11 vota, të pamjaftueshme për vazhdimin e

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat

 Dr. Flamur Hyseni: KONSTITUIMI I KUVENDIT DHE ZGJEDHJA E QEVERISË PAS REZULTATIT ZGJEDHOR TË 7 QERSHORIT 2026
Opinione

Dr. Flamur Hyseni: KONSTITUIMI I KUVENDIT DHE ZGJEDHJA E QEVERISË PAS REZULTATIT ZGJEDHOR TË 7 QERSHORIT 2026

18 June 2026 0 Comment 5 min read

AA

Pas konstituimit të Kuvendit mund të vazhdohet me hapat e tjerë: mandatimin e kandidatit për kryeministër dhe zgjedhjen e Qeverisë. Kushtetuta nuk lë hapësirë për paqartësi në këtë drejtim.

Mandatimi i kandidatit për kryeministër nuk paraqet pengesë kushtetuese, edhe nëse funksioni i Presidentit të Republikës ushtrohet nga ushtruesi ose ushtruesja e detyrës.

Shkruan: Dr. Flamur Hyseni

Kryetari ose kryetarja e re e Kuvendit, në cilësinë e ushtruesit të detyrës së Presidentit të Republikës, mund t’i ushtrojë kompetencat kushtetuese të Presidentit, përfshirë edhe kompetencën për ta mandatuar kandidatin për kryeministër.

Kjo nuk është vetëm çështje interpretimi. Kosova ka pasur dy situata të ngjashme, në vitin 2011 dhe në vitin 2021. Në të dyja rastet, funksioni i Presidentit është ushtruar nga ushtruesi i detyrës. Në të dyja rastet, ushtruesi i detyrës ka mandatuar kandidatin për kryeministër, pastaj është zgjedhur Qeveria dhe më vonë është zgjedhur Presidenti i Republikës. Ky realitet konfirmon se ushtrimi i përkohshëm i funksionit të Presidentit nuk e ndalon formimin e Qeverisë dhe nuk e bllokon funksionimin e rendit kushtetues.

Sipas nenit 95 të Kushtetutës, pas zgjedhjeve, Presidenti i Republikës i propozon Kuvendit kandidatin për kryeministër, në konsultim me partinë politike ose koalicionin që ka fituar shumicën e nevojshme për ta formuar Qeverinë. Kandidati për kryeministër paraqet përbërjen e Qeverisë para Kuvendit dhe kërkon miratimin e saj. Qeveria zgjidhet nëse merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve të Kuvendit. Pra, rendi kushtetues është ky: konstituimi i Kuvendit, mandatimi i kandidatit për kryeministër dhe votimi i Qeverisë në Kuvend. Ky është rendi normal në një demokraci parlamentare.

Çështje tjetër është zgjedhja e Presidentit të Republikës. Kushtetuta e lidh këtë proces me afate dhe pasoja të qarta. Sipas nenit 86 dhe nenit 82 të Kushtetutës, Presidenti duhet të zgjidhet brenda gjashtëdhjetë ditësh nga fillimi i procedurës së zgjedhjes. Nëse Presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, Kuvendi shpërndahet dhe vendi shkon në zgjedhje të parakohshme.

Kjo do të thotë se deputetët kanë përgjegjësi të drejtpërdrejtë kushtetuese dhe politike. Ata nuk mund ta trajtojnë zgjedhjen e Presidentit si çështje të zakonshme taktike. Nëse procedura fillon, ajo duhet të merret seriozisht dhe, brenda një afati të arsyeshëm, duhet të ketë përpjekje reale për të gjetur një kandidat që mund ta marrë mbështetjen e nevojshme.

Për këtë arsye, rezultati zgjedhor duhet të lexohet jo vetëm si mundësi për formimin e Qeverisë, por edhe si përgjegjësi për funksionimin e institucioneve kushtetuese. Kur është në pyetje zgjedhja e Presidentit të Republikës, përgjegjësia nuk i takon vetëm një partie ose një grupi parlamentar. Ajo u takon të gjithë deputetëve dhe të gjitha grupeve parlamentare, sepse zgjedhja e Presidentit kërkon shumicë më të gjerë kushtetuese dhe gatishmëri për marrëveshje politike brenda Kuvendit.

Në fund, rezultati zgjedhor duhet të përkthehet në institucione funksionale, përfshirë edhe zgjedhjen e Presidentit të Republikës. Kushtetuta e mundëson këtë. Pengesa mund të vijë vetëm nga mungesa e përgjegjësisë kushtetuese dhe politike. Nëse kjo ndodh, atëherë zgjedhjet e parakohshme nuk janë zhvillim i rastësishëm, por pasojë e drejtpërdrejtë e dështimit për ta përmbushur deri në fund përgjegjësinë kushtetuese dhe politike.

Share This:

Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Opinione

Dr. Flamur Hyseni: KONSTITUIMI I KUVENDIT DHE

18 June 2026
Lajme

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon

17 June 2026
Lajme

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere

17 June 2026
Lajme

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në

17 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon

17 June 2026

GJILAN – Sport Club Gjilani ka zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me futbollistin Armend Thaqi,

Lajme

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere

17 June 2026

GJILAN, 17 qershor – Pas shumë vitesh të përkushtimit në edukimin dhe arsimimin e

Lajme

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në

17 June 2026

Mbi 120 akademikë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit kanë dalë me një

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.