Thursday 18 June 2026
Advertisement
Advertisement
TV Gjilani TV Gjilani
  • Kreu
  • Lajme
  • Sport
    • Basketboll
      • NBA
      • Superliga e Kosovës
    • Futboll
      • Superliga e Kosovës
      • Champions League
      • Europa League
      • Konferencë League
  • Kulturë
    • Teatër
    • Film
    • Letërsi
    • Arte Pamore
  • Shëndeti
  • Marketing
    • Automjete
    • Banesa
    • Konkurse
    • Lajmërime
    • Lokale
    • Njoftime
    • Pajisje teknologjike
    • Shitëblerje
    • Shpallje
    • Shtëpi
    • Telefona
    • Troje
logo
Edit Content
TV Gjilani TV Gjilani
  • most recent news
  • trending news
  • most read
  • All Video
  • Image gallery
  • more
Teknologji

Amazing Model On Site

15 June 2021
Teknologji

Beauty Model Working on

15 June 2021
Teknologji

Victoria’s Secret Afterparty Goes

15 June 2021
Teknologji

Sisters Land Fashion Role

15 June 2021
Teknologji

Best Dressed Men in

15 June 2021
Sport

Të dielën do të

8 July 2021
  • Accessibility
  • Help
  • Contact
  • About qoxag

Lajmi i Fundit

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon kontratën deri në vitin 2028

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere të gjatë në arsim

Mbi 120 akademikë shqiptarë firmosin deklaratë në mbështetje të protestave qytetare

Programi “Shkenca Kompjuterike, BSc” riakreditohet për periudhën pesëvjeçare

Kandidatja për anëtare të KGJK-së, Gentiana Haziri, merr 11 vota, të pamjaftueshme për vazhdimin e

Ndalohen tre persona nën dyshimin për keqpërdorim të detyrës zyrtare, mes tyre një noter nga

Me aktivitete të ndryshme u shënua Dita e Çlirimit të Gjilanit

Komuna e Vitisë dhe projekti AQH investojnë në avancimin e shërbimeve shëndetësore në Viti dhe

Kuvendi i Gjilanit mban seancë solemne për nder të 27-vjetorit të çlirimit

Kuvendi Komunal i Vitisë mbajti seancë të jashtëzakonshme, miratohet bartja e mjeteve nga të hyrat

 Daut Maliqi nderohet në Dardanë – “Ditët e Lirisë” mbledhin poetët
Kulturë Letërsi

Daut Maliqi nderohet në Dardanë – “Ditët e Lirisë” mbledhin poetët

18 June 2026 0 Comment 6 min read

AA

Në kuadër të Manifestimit “Qershori i Lirisë”, në Shtëpinë e Kulturës Isa Kastrati në Dardanë u mbajt “Ora Letrare” kushtuar publicistit dhe shkrimtarit nga Kamenica, Daut Maliqi.

Aktiviteti u organizua nga Biblioteka Drita në bashkëpunim me Klubin Letrar “Nositi”.

Fjalë përshëndetëse dhe vlerësime

Koordinatorja e Bibliotekës, Bedrije Bajrami, theksoi rëndësinë e veprës së Maliqit:

“Në këtë ditë të shënuar po e nderojmë z. Daut Maliqi për kontributin e tij shumëdekadësh në qytetin tonë.”

Ndërsa studiuesi Nexhat Rexha vlerësoi lidhjen e ngushtë të krijimtarisë së tij me realitetin shoqëror:

“Vepra letrare e Daut Maliqit është e lidhur ngushtë me realitetin e kësaj treve. Poezia e tij ndërthur elemente publicistike dhe letrare. Për vite me radhë ai ka informuar opinionin përmes gazetës Rilindja për shumë procese jetësore të qytetit.”

Mirënjohje për kontributin

Biblioteka “Drita” i ndau Mirënjohje z. Maliqi për kontributin e tij shumëvjeçar në gazetari dhe letërsi, si një prej zërave që ka mbajtur gjallë frymën publicistike ndër dekada.

Në emër të familjes, prof. Mital Maliqi u shpreh:

“Z. Daut Maliqi është krenaria e familjes sonë. Puna e tij në gazetari dhe veprat poetike na bëjnë nder. Kontributi i tij ka qenë gjithmonë i rëndësishëm dhe objektiv.”

Recitime dhe pjesëmarrje letrare

Pjesë nga krijimtaria e Maliqit u interpretuan nga Bleona Krasniqi dhe Miradije Arifi, ndërsa poetë dhe anëtarë të Klubit “Nositi” sollën poezi të ndryshme në kuadër të Ditës së Çlirimit.

Në aktivitet morën pjesë edhe krijues nga rajoni, përfshirë: Baki Krasniqi, Hysen Këqiku, Sadbere Gagica, Nehat Ramizi, Xhevdet Kallaba, Minivere Maka, Sinan Sadiku, Xhemkadri Kastrati, Bukurie Buçpapaj, Morea Keçmezi, Bajram Kallaba, Sadik Kovani, Nijazi Kastrati, Musa Ahmetaj, Sulejman Dërmaku dhe Rexhep Hasani.

Organizimi

Ngjarja u moderua nga Fjolla Veseli, ndërsa veprimtari Gani Kryeziu dokumentoi aktivitetin me kamerë, duke pasqyruar ngjarjet e Manifestimit “Qershori i Lirisë”.

Aktiviteti solli një atmosferë festive në Dardanë, në nderim të kontributit për lirinë dhe kujtesën historike të UÇK-së.

Share This:

Tags: Daut Maliqi Kamenica
Previous post
Vali Ranch Resort
Më të Rejat
Kulturë

Daut Maliqi nderohet në Dardanë – “Ditët

18 June 2026
Opinione

Dr. Flamur Hyseni: KONSTITUIMI I KUVENDIT DHE

18 June 2026
Lajme

Armend Thaqi vazhdon me SC Gjilanin, rinovon

17 June 2026
Lajme

Mësimdhënësja Zuhrije Rifati pensionohet pas një karriere

17 June 2026
RELATED Stories for you
Lajme

Kamenicë: Mbahet konsultimi publik për Kornizën Afatmesme

15 June 2026

Kuvendi Komunal në bashkëpunim me Drejtorinë për Buxhet dhe Financa mbajti konsultimin publik për

Lajme

Nis rehabilitimi i rrugës Kolloleq – Dajkoc

10 June 2026

KAMENICË – Ka nisur realizimi i një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në

Kulturë Muzikë

Nxënësja nga Kamenica fiton çmimin e parë

9 June 2026

Melikë Hoda, nxënëse e Shkollës së Muzikës në Kamenicë, u vlerësua me çmimin absolut

TV Gjilani TV Gjilani

Adresa: Rr. Abdullah Tahiri, p. n, Gjilan, Kosovë.

Tel. +383 44 304 901

Kategoritë

Lajme
Sport
Kulturë
Shëndeti

Marketing

Marketing
Shpallje

info@tvgjilani.com

Na ndiqni

©2026. All Right Reserved. TV Gjilani. All rights reserved. Portali Tv Gjilani. com mirëmbahet nga Kompania e Produksionit dhe Botimeve B. I. “Sfinga 07”. Të gjitha materialet e botuara dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen ose botohen gjetiu, e as nuk mund të shtypen e të shfrytëzohen në mënyrë apo formë tjetër, ose për qëllime përfitimi, pa marrë miratimin paraprak nga Tv.Gjilani.com Për shfrytëzimin apo përdorimin e materialeve nga Tv Gjilani.com, secili është i obliguar të marrë aprovimin paraprak dhe të pranoj kushtet e cekura si më lart. Website by Hostinkos.